Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varna ka pishinën më moderne me ujë të thellë në Ballkan

Foto: Radio Varna

Në Varna u hap një Qendër e Mbijetesës Detare - pishina më moderne me ujë të thellë në Ballkan, e cila ndodhet në Shkollën e Lartë Detare në qytet. Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Pishina me ujë të thellë do të përdoret si simulator nga zhytës ushtarakë nga Bullgaria dhe vende të tjera. Thellësia e objektit është nga 3 deri në 5 metra, dhe sipërfaqja - 12 me 25 m. Ai disponon një sistem për gjenerimin e valëve, tymit artificial dhe pajisje të tjera të specializuara, duke lejuar krijimin e kushteve afër atyre reale. Qendra financohet nga shteti me mbi 3 milionë leva (1.5 milionë euro). Objekte të ngjashme janë ndërtuar gjithashtu në Rumani, Turqi dhe Ukrainë, raportoi korrespondentja e BNR Daniella Stojnova nga Varna.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me 93.53% të protokolleve zgjedhore të përpunuara, 7 parti hyjnë në parlamentin e ri

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar me 85,47 për qind të ë protokolleve të numëruara seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet që nga ora 16:00 e datës 10..

rinovuar më 24-06-10 5.12.MD
Hristo Ivanov

Bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov dha dorëheqjen

Në një konferencë sot, Hristo Ivanov njoftoi se jep dorëheqjen si kryetar i partisë “Po, Bullgaria”, dhe përkatësisht si bashkëkryetar i koalicionit “Bullgaria Demokratike”, në sfondin e rezultatit për parlamentin kombëtar, sipas të cilit..

botuar më 24-06-10 4.42.MD
Lidri i DPS-së Deljan Peevski

DPS fiton votën e bullgarëve jashtë vendit me një epërsi të konsiderueshme, “Veliçie” e kalon GERB-in

Sipas të dhënave të datës 10 qershor 2024 në orën 14:00, me 97,40% të protokolleve të përpunuara, Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ është lider në votimin e bullgarëve jashtë vendit në zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të 9 qershorit. Rezultatet..

botuar më 24-06-10 3.11.MD