Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita bullgare "Mozaikë romakë në xham" në Qytetin e Përjetshëm

Katja Badinska-Lekova në hapjen e ekspozitës.
Foto: BKI - Romë

Nga data 20 deri më 28 janar, romakët dhe të ftuarit e Qytetit të Përjetshëm mund të vizitojnë ekspozitën "Bukuria e mozaikëve romakë (shek. I-VI). Zbulime në trojet bullgare” nga Katja Badinska-Lekova. Ekspozita ndodhet në galerinë "Bullgaria" në rrugën "Monte Brianzo" 60 në qendrën historike të kryeqytetit italian. Organizator i aktivitetit është Instituti Bullgar i Kulturës në Romë.

Katja Badinska-Lekova pikturon që nga vitet 70 të shekullit të 20-të dhe ekspozita e saj e parë ishte në vitin 1981 në Sofje. Ajo pikturon me bojëra vaji, kalon në pastel, ndërsa vitet e fundit autorja punon edhe me bojëra akrilike në xham. Ka piktura në koleksione private në Bullgari, Gjermani, SHBA.


Estetika e veshjes së lashtë prej guri, me figurat dhe miniaturat mbi të, ka emocionuar prej kohësh ndërgjegjen e Katja Lekovës. Është me profesion kimiste dhe pedagoge universiteti, por edhe njohëse e shkëlqyer e veprave klasike të artit. Ajo vetë e di se për sa punë dhe frymëzim ka nevojë autori duke krijuar një nga veprat e tij, ndaj nuk dëshiron të imagjinojë se një ditë kryeveprat e lashtësisë, si mozaikët, do të zhduken nga trojet tona. Ajo i kushtoi shumë kohë dhe fonde personale udhëtimeve dhe fotografimit të vendeve ku ka edhe fragmente të vogla të mozaikëve. Misioni i saj nuk mbaron me kaq. Pasi i filmon, ajo në mënyrë krijuese përpiqet t'i transferojë duke përdorur një teknikë të veçantë në xham, mësojmë nga materiali i Gergana Mançevës për Radio Bullgarinë. Më shumë për krijimet unike të autores origjinale bullgare do të mësoni nga botimi: Katja Lekova rikrijon mozaikë romakë mbi qelq nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Foto: BKI - Romë

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD