Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet nga krijimi i Gjimnazit Poligrafik

Foto: npgpf.com

Me rastin e njëqindvjetorit të themelimit të Shkollës së Mesme Profesionale Kombëtare të Poligrafisë dhe Fotografisë në kryeqytet, Lidhja e Artistëve Bullgarë hap një ekspozitë me punime të maturantëve të gjimnazit, njoftoi BTA. Ekspozita mund të shihet nga data 13 deri më 28 shkurt. Shkolla e mesme e Poligrafisë dhe e Fotografisë është e vetmja shkollë në Bullgari për përgatitjen e specialistëve në këto fusha dhe pasardhëse e Shkollës së Mesme të Shtypjes së Librave dhe Arteve Grafike themeluar në vitin 1923. Me kalimin e viteve, shkolla ndryshoi emrin e saj disa herë dhe që nga viti 1998 është Shkolla e Mesme Profesionale Kombëtare e Poligrafisë dhe e Fotografisë. Është ndër 23 shkollat ​​e mesme të artit dhe kulturës pranë Ministrisë së Kulturës, ku nxënësit trajnohen në specialitetet: "Poligrafi", "Fotografi", "Dizajn grafik", "Grafikë kompjuterike", "Animacion kompjuterik" dhe "Shkenca Bibliotekare".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD