Ka përfunduar procedura për largimin e mjeteve të blinduara të tepërta në vend. Ato u mblodhën në Sofje. Për dërgesën në Ukrainë, pritet që një kompani rumune të rregullojë orarin e largimit, tha për BNT Zëvendësministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Financimi i transportit është 100% i jashtëm, por kjo e vonon dorëzimin. Ministria po diskuton edhe financimin e brendshëm kombëtar për të përshpejtuar procedurën.
Zaprjanov konfirmoi ndërtimin e një baze të NATO-s pranë qytetit Jamboll. “Po flasim për një zonë kazerme bullgare, në të cilën do të ketë dislokim ndërkombëtar. Kjo zonë kazerme do të akomodojë trupa, por ne kemi instalime, si aeroporte, baza dhe objekte të tjera, që janë gjithashtu objekte ushtarake pranë qyteteve të tjera. Përveç rajonit të Kabilesë, ne kemi edhe objekte të tjera ushtarake me rëndësi më të madhe”, theksoi Zaprjanov.
Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..
Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..
Uashingtoni i bëri thirrje Shkupit për përpjekje dhe reforma të vazhdueshme për të arritur përparim në pranimin në BE. “Ne inkurajojmë vazhdimin e..
Propozova që përditësimi i pensioneve nga 1 korriku të jetë 11%, Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve votoi propozimin tim. Këtë e..
Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe..