Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Foto: pixabay

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me Pavlin Kosev - kryetar i Shoqatës së Hoteleve dhe Restoranteve në Varna për BNR-Varna. Sipas tij, këtë vit kërkimi i hoteleve dhe tureve turistike në rajonin e kryeqytetit tonë detar kanë nisur herët. “Pavarësisht dy luftërave, Covid-it dhe problemeve të tjera, tek klientët vërehet një qetësi dhe besim se planifikimi i hershëm i pushimeve verore do të ishte i mirë dhe sigurisht që rezulton më lirë për ta për shkak të uljeve të ndryshme”, thekson Pavlin Kosev . Dhe këtë verë hotelierët e Varnës do të mbështeten te mysafirët nga BE. Tradicionalisht, turistët nga fqinji ynë verior Rumania janë në vend të parë.

"Tregu rumun është i madh, i qëndrueshëm. Ne jemi vende fqinje. Ata e pëlqejnë shumë turizmin bullgar, jo vetëm sepse jemi afër, por edhe si ekuilibër midis natyrës, detit, ushqimit dhe të gjitha llojeve të turizmit që ne ofrojmë, përfshirë atë kulturor, fetar, turizmin e verës e shumë të tjera”, thotë Pavlin Kosev.


Krahas rumunëve, kryeqyteti ynë i Detit të Zi preferohet edhe nga miqtë tanë nga Polonia, Gjermania, Britania e Madhe dhe sigurisht nga turistët bullgarë.

"Ne vazhdojmë të përpiqemi të zhvillojmë edhe turizmin e brendshëm, sepse bullgarët janë edhe target group-i që ne synojmë, megjithëse disa prej tyre ankohen se hotelet tona me pesë yje janë të shtrenjta. Por këtu kemi edhe vende të lira edhe të shtrenjta, si kudo nëpër botë. Dhe këtu ka një rritje të kostos së shërbimit turistik, si kudo tjetër. Përveç kësaj, përzierja për sa i përket punonjësve tanë po bëhet gjithnjë e më e larmishme. Sepse edhe neve na duhet personel nga vende të treta, kryesisht nga Azia. Kjo është diçka krejt normale dhe nuk duhet të na shqetësojë”, u shpreh Pavlin Kosev.

Zakonisht, çdo sezon detar në Bullgari shkon "dor për dore" me parashikime alarmante për interesa të ulëta dhe falimentime masive ose me kërcënime të mundshme për turizmin vendas. Këtë vit në axhendë është bërë pjesë edhe propozimi i pushtetarëve për shfrytëzimin e bregdetit vendas të Detit të Zi për prodhimin e energjisë së erës. Për këtë qëllim propozohet instalimi i centraleve me erë në det. Nga ana e saj industria e turizmit është kategorikisht kundër idesë në fjalë dhe kjo është mjaft e kuptueshme.


"Probleme ka kudo. Por ne kemi edhe shumë gjëra pozitive për t'u mburrur. Turistët thonë se ka shumë arsye pse vijnë tek ne për të pushuar. Prandaj, sa i përket diskutimeve për turbinat e erës, nëse ato vendosen vërtet në plazhin Zllatni Pjasëci dhe vende të tjera përgjatë detit ku ka turistë, sigurisht që kjo do të ndikojë negativisht dhe unë jam i sigurt se specialistët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë”, tha në përfundim Pavlin Kosev.

Lexoni më tepër:

Foto: Pixabay

Përpiloi: Veneta Nikollova bazuar në intervistën e Daniella Stojnova nga BNR-Varna

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daily Express për Sofjen: e bukur, e lirë, por e nënvlerësuar

Sofja është kryeqyteti i tretë më i lirë në Evropë. Është një nga qytetet më të shëtitshme të Evropës, por kaq i nënvlerësuar, shkruhet në revistën britanike Daily Express . Artikulli përmban një përshkrim të hollësishëm të Sofjes dhe atraksioneve të..

botuar më 24-01-28 8.10.PD

Sërish mund të bëjmë ski natën në Vitosha

Nga 26 janari më në fund filloi skijimi natën në Vitosha, njofton shoqata aksionare që menaxhon zonën e skijimit. Zbritja në darkët do të bëhet nga e mërkura deri të shtunën. Këtë dimër, çmimet e kartave mbeten të pandryshuara: 40 leva për të rriturit, 30..

botuar më 24-01-27 9.10.PD
Zarica Dinkova

E përfaqësojnë Bullgarinë në ekspozitën më të madhe turistike në Madrid

Vaj trëndafili, verëra, eksperienca të paharrueshme spa dhe Wellness, histori shekullore, të ekspozuara mes pikturave natyrore nga Bullgaria. Kështu, 17 kompani dhe komuna bullgare që marrin pjesë në një nga ekspozitat më të mëdha turistike..

botuar më 24-01-25 11.51.PD