Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Frontex mbështet kategorikisht anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

Foto: MPB

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së (Frontex) Hans Lejtens mbështeti kategorikisht anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe në rrugë tokësore, njofton BTA. Në takimin në Sofje me ministrin e punëve të brendshme, Kalin Stojanov, të dy dhanë një vlerësim jashtëzakonisht të lartë për bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Frontex. U ra dakord për një rritje të trefishtë të pranisë së punonjësve të agjencisë në kufirin bullgaro-turk, gjë që do të kontribuojë në një nivel të lartë sigurie të një nga kufijtë e jashtëm më të ndjeshëm dhe të ngarkuar të BE-së. Stojanov e njohu mysafirin me organizimin e kontrollit kufitar dhe me dialogun e përforcuar me Turqinë, falë të cilit ka një rënie të ndjeshme të presionit të migracionit që nga vjeshta e vitit 2023. Më 29 shkurt, pritet të dy do të inaugurojnë departamentin e restauruar të policisë kufitare në Boljarovo.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi

Dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në orën 06:00 me orën bullgare më 10 qershor. Votimi u zhvillua në 5 kontinente pa vështirësi, njoftoi Ministria e Jashtme. Bullgarët në Los Anxhelos ishin të fundit që ushtruan të drejtën e tyre të votës...

botuar më 24-06-10 9.33.PD

Me mbi 50.96% të protokolleve të përpunuara zgjedhore, në parlamentin e ri hynë 7 parti

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votim për parlamentin kombëtar me 50,96% të numëruara të protokolleve seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet e datës 10 qershor te ora 08:00 janë: GERB-SDS..

rinovuar më 24-06-10 9.25.PD

Parashikimi i motit për 10 qershorin 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pas drekës do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 33°..

botuar më 24-06-10 1.05.PD