Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë tregon për bullgarët në Ballkanin Perëndimor në shekujt XIX-XXI

Foto: arkiv

Ekspozita “Bullgarët në Ballkanin Perëndimor në shekujt XIX-XXI” hapet sot, 1 mars në orën 15:30 në galerinë “Qershia e vjetër” në fshatin Razhdavica të rrethit të Kjustendilit. Fokusi është në të kaluarën dhe të tashmen e bullgarëve, të cilët banojnë në katër shtete - Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, të vendosura në një pjesë të territorit që ka fituar popullaritet si "Ballkani Perëndimor", transmeton galeria.

Materialet e paraqitura janë nga fusha e historisë, gjuhës, etnodemografisë, kulturës dhe traditave të bullgarëve në rajon - dëshmi e rëndësishme për ruajtjen e identitetit dhe kujtesës kombëtare. Ngjarja është pjesë e projektit "Bullgarët në Ballkanin Perëndimor (100 vjet para dhe pas “Neuilly”)"  të Fondit "Kërkime Shkencore" - Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Organizata bazë - Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Janë të ftuar ballkanasit që e duan mënyrën e jetesës dhe kulturën ballkanike, e cila na bashkon dhe nuk na ndan”, thekson gjithashtu galeria.

Ju ofrojmë të lexoni disa nga artikujt tanë për bullgarët në Shqipëri, me të cilët u takua ekipi i Radio Bullgarisë në fund të vitit të kaluar:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD