120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët shkëmbyen përvoja me kolegët e tyre nga disa vende të tjera të BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor.
Sipas sekretarit ndërkombëtar të Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Veselin Mitov, minatorët rumunë të Baia Mare përballen me të njëjtin problem. Mitov theksoi se në Bullgari, në ditët e ftohta të janarit, deri në 40% të energjisë elektrike të konsumuar në Bullgari është importuar nga jashtë, kryesisht nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, sepse energjia elektrike atje është më e lirë dhe nuk paguhen të ashtuquajturat “emetime të dëmshme”.
Çështja kyçe, sipas ekspertëve të “Podkrepa”, është se si do të zbatohet Marrëveshja e Gjelbër dhe në çfarë harku kohor do të mbyllen termocentralet në vendin tonë.Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike të Bullgarisë nga 1.8% në 2023 në 2.5% në 2024 dhe në 2.9% në 2025, sepse investimet e qeverisë po rriten, së bashku me fondet e BE-së. Organizata..
Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..
Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..
Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht..