Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

4
Silsila Mahbub
Foto: arkiv personal

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve të tilla njerëzore si statistika dhe si diçka që ndodh shumë larg nesh, e cila nuk do të ndikojë drejtpërdrejt tek ne. Duke e thënë këtë, ne thjesht e ushqejmë iluzionin tonë se gjithçka me ne dhe rreth nesh është mirë dhe mund të vazhdojmë me siguri në rrugën tonë përpara. Silsila Mahbub gjithashtu vazhdoi, por krahasoni kujtesën e saj të parë të qartë të fëmijërisë në moshën 6-7 vjeç me tuajën: 

"Po vizitoj shtëpinë e xhaxhait tim në Kabul, së bashku me nënën, babanë dhe motrën time..." - deri tani gjithçka tingëllon normale. Mirëpo, në një moment jashtë dëgjohen të shtëna. Të gjithë fshihen në bodrumin e shtëpisë, ku kalojnë gjithë natën dhe kur shkojnë në shtëpi në mëngjes, ecin nëpër rrugët e mbushura me kufoma. Arsyeja – talebanët, të cilët atë natë thjesht qëlluan të gjithë ata që shihnin para syve të tyre.

Jeta e saj në Afganistan vazhdon, ajo përshtatet me atë që po ndodh rreth saj, gjen një punë prestigjioze si gazetare në një media private në vend, një punë që sot i mungon, pasi ajo u detyrua të largohej, pjesërisht për shkak të trajtimit që mori si grua në Afganistan dhe të pengesave me të cilat përballej, si dhe për shkak të të drejtave të saj që ishin shumë të kufizuara dhe të pagarantuara.

Ndaj ajo vendosi të emigrojë në vendin tonë, ku xhaxhai i saj jeton prej 35 vitesh. Ishte ai që e ndihmoi që në fillim të integrohej në vendin tonë.

“10 vjet janë një kohë e gjatë për dikë që dëshiron të fillojë jetën e tij nga e para”, tha Silsila në një intervistë për Radio Bullgarinë, duke iu rikthyer ardhjes së saj në vendin tonë një dekadë më parë:

“E pranoj që ka pasur momente që ka qenë shumë e pakëndshme, e pyesja veten pse isha ende këtu dhe shpresoja të gjeja një vend tjetër për të jetuar – kujton vajza e re. – Ndonjëherë arsyeja ishte qëndrimi i njerëzve, herë të tjera – një problem me dokumente, me gjuhen, sepse është absolutisht normale që unë nuk e flas dot si bullgare, sepse kjo nuk është gjuha ime amtare. Që kur erdha nuk isha e sigurt për sa kohë do të qëndroja, fillova të shikoja seriale të ndryshme të dubluara në bullgarisht në TV. Më pas e perfeksionova duke punuar si rrobaqepëse dhe duke biseduar me klientët në atelie."


Përveç praktikës së saj si rrobaqepëse, ditët e Silsila Mahbubit në vendin tonë janë të zëna edhe me punën për të ndihmuar refugjatët nga Lindja e Mesme në vendin tonë:

“Këshilli Konsultativ i Refugjatëve është një organizatë që ne e themeluam dy vjet më parë – na thotë ajo. – Në të jemi shtatë persona nga vende të ndryshme – Siria, Iraku, Afganistani, Kurdistani, Jemeni dhe të gjithë kemi kaluar tashmë në këtë rrugë të integrimit. Kjo është arsyeja se pse ne duam të ndihmojmë edhe të tjerët që janë në nevojë - të gjejnë punë, të regjistrojnë fëmijët në shkollë dhe shumica e kontakteve tona janë me organizatat e refugjatëve jashtë vendit.”

Përveç çështjeve ligjore dhe administrative, Këshilli Konsultativ i Refugjatëve ndihmon në integrimin e atyre në nevojë dhe duke organizuar ngjarje të ndryshme që prezantojnë kulturën dhe traditat e tyre para një rrethi më të gjerë njerëzish.

"Ndonjëherë bullgarët vizitojnë këto ngjarje, por, e dini, nganjëherë njerëzit thjesht nuk kanë nevojë të dinë gjuhën për të folur me njëri-tjetrin. Ndonjëherë mjafton të tregosh diçka nga kultura jote që të të kuptojnë.

Gjatë viteve të fundit Silsila Mahbub ka shfaqje edhe si këngëtare. Ka këngë të incizuara dhe pjesëmarrje muzikore.

Në fund të intervistës bashkëbiseduesja u bëri një apel bullgarëve në vendin tonë, me të cilin shpreson që përditshmëria jonë të jetë më e qetë dhe t'u afrohemi me më shumë respekt atyre që nuk janë si ne:

"Në Evropë njerëzit jetojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga ne. Kjo nuk është keq, por është mirë që të tjerët thjesht të na njohin, dhe jo domosdoshmërisht të jenë kundër nesh. Kur ikin nga vendi i tyre, të gjithë kanë ndonjë arsye, sepse, më besoni, askujt nuk i pëlqen të marrë vendimin nëse të qëndrojë me çmimin e jetës, apo të largohet nga vendi i tij - është e bindur bashkëbiseduesja jonë dhe është kategorike: - Sikur Afganistani të ishte i qetë sot dhe unë të kisha të drejtat e garantuara si një grua, nuk do të isha këtu."

Lexoni më tepër:

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD