Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para përfaqësuesve të PPE-së, Borisov këmbënguli për anëtarësimin e plotë në Shengen

Foto: BGNES

Në Bukuresht, ku po mbahet kongresi i Partisë Popullore Evropiane, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, insistoi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, njoftoi BTA. Pasi pranoi se për disa vite kufiri bullgar nuk ishte i besueshëm, para delegatëve të kongresit Borisov theksoi se vendi ynë ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur kushtet për anëtarësim. Borisov kujtoi "Urën 2 e Danubit”  dhe radhën e kamionëve me motorë të ndezur që ndotin ajrin dhe theksoi se kjo nuk është një Evropë funksionuese. “As Bullgaria, as Rumania meritojnë që njerëz të qëndrojnë në ura ditë të tëra”, theksoi ai. Kreu i GERB-it njoftoi mbështetjen e delegacionit bullgar të GERB-SDS për kandidaturën e Ursula fon der Lejen për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD

Industria e turizmit mbështetet në punëtorë sezonalë nga vendet e treta për verën

Në pushimoret e Detit të Zi këtë verë pritet një sezon i mirë turistik. Megjithatë, hotelierët në vendpushimet tona bregdetare janë të shqetësuar për vështirësitë në gjetjen e personelit të mjaftueshëm të kualifikuar. Këtë e tha kryebashkiaku i..

botuar më 24-05-09 6.32.MD

Masa të përkohshme kundër epidemisë për shkak të përhapjes së kollës së mirë

Nga 9 maji në Bullgari vendosen masa të përkohshme anti-epidemike kundër përhapjes së kollës së mirë. Sipas urdhrit të ministrit të shëndetësisë, ato do të operojnë deri në fund të korrikut dhe përfshijnë diagnostikimin falas të personave që kanë..

botuar më 24-05-09 5.16.MD