Temperaturat minimale të mërkurën në Bullgari do të jenë ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje 5°. Në mëngjes reshjet e natës në vend do të pushojnë. Retë do të çahen deri në mot me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 15-20°, përgjatë detit 9-12°, në kryeqytet 17°.
Do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në Detin e Zi. Pas mesditës reshjet do të ndalen. Temperaturat e ajrit do të jenë 9-12°. Uji i detit është 8-10°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi male shiu do të pushojë dhe retë do të çahen. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugperëndimore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 12°, në 2000 m deri në 5°.
Të enjten nga perëndimi në lindje do të mbajë mot me vranësira.
Ditën e premte do të ketë sërish diell dhe temperaturat do të rriten me 2-3°.
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..
63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..