Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjeshtrit e Vracës ndërtuan një kishëz në zgavrën e një mani

Një kishëz e formuar në zgavrën e një peme të vjetër të manit në oborrin e Muzeut Etnografik në Vraca është dhurata e Pashkëve që mjeshtrit nga Kooperativa Veri-Perëndimore e Artizanatit të Vjetër u bënë bashkëqytetarëve të tyre për Pashkët...

botuar më 24-05-05 12.01.MD

Bashkia e kryeqytetit dekoroi Sofjen me instalime vezësh dekorative të Pashkëve

Vezë dekorative të zbukuruara me lule natyrale dhe gjelbërim dekorojnë Sofjen për Pashkë. Instalimet me lartësi nga një deri në dy metra e gjysmë u vendosën me ndihmën e Bashkisë Metropolitane. Dekorimi me një nga simbolet tradicionale të..

botuar më 24-05-05 6.10.PD

Parashikimi i motit për 5 majin

Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por nëdisa vende të izoluara do të ketë vetëm reshje shiu. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë, në Bullgarinë Lindore do të..

botuar më 24-05-04 6.30.MD