Duke hyrë në detyrë ministri teknik i mbrojtjes Atanas Zaprjanov falënderoi paraardhësin e tij Todor Tagarev për kontributin e tij në këtë sektor. Ai siguroi se zhvillimi i aftësive mbrojtëse dhe kontributi i vendit tonë në kuadër të NATO-së mbeten ndër prioritetet e ministrisë. Zaprjanov theksoi gjithashtu se ndihma për Ukrainën do të vazhdojë. “Beteja që po bëhet në Ukrainë është gjithashtu një betejë për interesat tona kombëtare”, theksoi ai.
Todor Tagarev prezantoi atë që u arrit në dhjetë muajt e fundit, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, të cilat për këtë vit janë në vlerë prej 4.2 miliardë leva (2.1 miliardë euro) krahasuar me 2.6 miliardë leva (1.3 miliardë euro) për vitin 2022.
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat nga perëndimi do të zgjerohen dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje shiu afatshkurtra...
Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i rregullt. Prandaj ne e bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, deklaroi në një intervistë për..
Vendet arabe mund të luajnë një rol vendimtar në gjetjen e një rrugëdaljeje nga konflikti izraelito-palestinez dhe arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, shkroi ish-ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov në botimin e Emirateve të..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..
Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i..
Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir..