Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse instrumenti i tij - kitara - është shumë i njohur dhe ekziston pothuajse në të gjitha kulturat në një formë ose në një tjetër, Angell Demirev e kërkon pikënisjen e kërkimeve të tij në fëmijërinë.
Ai ndan me mirënjohje dhe dashuri që nga babai dhe vëllai i tij mësoi trajtimin e instrumentit dhe mënyrat e të luajturit që kufizohen rreptësishtë në zonat tona gjeografike, madje edhe më në lindje, dhe nuk janë shumë të njohura për botën perëndimore. Ai i kombinoi këto aftësi me arsimin e marrë në shkollën e muzikës në qytetin Stara Zagora, ku studioi kitarën klasike. Aty u njoh me muzikën klasike që nga koha paraklasike e deri në ditët e sotme. Më pas, si çdo adoleshent, filloi të luajë kitarën elektrike, e cila e preokuponte me impulset e saj novatore.
Të gjitha këto akumulime i kthejnë koncertet e tij në ngjarje të pritura me padurim nga njohës të muzikës origjinale bashkëkohore cilësore përtej kufijve dhe vijave ndarëse. Një nga këto koncerte do të mbahet më 18 prill në Studion e Parë të BNR-Plovdiv, ku Angell Demirev do të prezantohet me treshen e tij akustike. Pranë tij në skenë do të jenë Petër Milanov - gjithashtu në kitarë akustike dhe Hristo Minçev në kontrabas.
Ju ofrojmë paraprakisht ekzekutimin e tyre të këngës “Je i bukur, pylli im”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/p/Angel-Demirev
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..
Grupi “Fandango” prezanton këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..
Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..
Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e..