Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lëvizja e Gjelbër” largohet nga PP-DB

Foto: zelenodvizhenie.bg

Pas një konsultimi të gjerë me anëtarët e saj, partia “Lëvizja e Gjelbër” del nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe do të paraqitet veçmas në zgjedhjet evropiane dhe ato të parakohshme parlamentare të 9 qershorit. Mbetet për t'u vendosur nëse ajo do të marrë pjesë e pavarur apo në ndonjë koalicion tjetër. "Formati aktual rezultoi të jetë i pamjaftueshëm efektiv për mbrojtjen e parimeve demokratike dhe mbrojtjen e reformave kyçe për Bullgarinë", mendojnë nga “Lëvizja e Gjelbër”. Sipas tyre, kompromiset e bëra çuan në humbjen e besimit në PP-DB, gjithashtu nuk pati ndryshime pozitive në lidhje me mjedisin dhe tranzicionin e qëndrueshëm të energjisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 qershorin

Ditën e mërkurë do të jetë me diell deri në mesditë. Më pas do të mbajë vranësira vende-vende në veri të Bullgarisë dhe në male me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu edhe në juglindje. Ka kushte breshëri. Temperaturat..

botuar më 24-06-11 7.40.MD
Rumen Specov

Autoritetet tatimore po kontrollojnë kompanitë e lidhura me bashkëthemeluesin e partisë “Veliçie”

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, Rumen Specov, njoftoi se urdhëroi inspektime në bazë të raportimeve kundër firmave të Ivelin Mihajllov - bashkëthemelues i partisë së re në parlament “Veliçie”, dhe krijues i "Parkut Historik" afër..

botuar më 24-06-11 6.43.MD

Bullgaria dëshiron të jetë bashkë-aksionere në korridorin energjetik "të gjelbër" nga Azerbajxhani për në Evropë

Bullgaria është e interesuar të bëhet bashkë-aksionere në nismën për krijimin e një korridori "të gjelbër" për transferimin e energjisë "së gjelbër" të prodhuar në Azerbajxhan për në Evropë. Kështu deklaroi kryeministri Dimitër Gllavçev në takimin e..

botuar më 24-06-11 6.29.MD