Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Bansko u afirmua si kryeqytet dimëror në Ballkan

Për turistët vendpushimi piktoresk Bansko që prej kohe është sinonim i kërcimeve të bukura me ski, i pamjeve të mrekullueshme dimërore dhe i mbrëmjeve të këndshme në lokalet vendase.
Foto: Veneta Nikollova
Para disa ditësh qyteti Bansko u shpall kryeqytet dimëror në Ballkan. Çmimi u dorëzua gjatë Ekspozitës turistike ndërkombëtare në qytetin serb Novi Sad, pasi ekspertët nga Asociacioni ballkanik i hotelierëve dhe i pronarëve të restoranteve shqyrtuan kandidaturat e të gjithë konkurrentëve në regjion.

Nominimi i Banskos u propozua akoma në fillim të vitit, kurse gjatë muajit maj përfaqësues të të gjitha vendeve ballkanike e vizituan vendpushimin, që të njihen me kushtet e propozuara për turizëm. “Vizituam gjithçka – zonën për rrëshqitje me ski, e cila na bëri përshtypje të madhe, hotelet e bukura të mëdha dhe të vogla, lokalet, infrastrukturën. Nuk ka një qendër të tillë tjetër në Ballkan” – është kategorik Donço Tanevski nga Maqedonia – anëtar i bordeve të organizatës turistike evropiane dhe botërore. Nuk duhet të na befasojë fakti se kandidatura e vendpushimit Bansko u shpall njëzëri kryeqytet dimëror. Tani të gjithë në Bansko shpresojmë që çmimi prestigjioz të tërheqë më shumë turistë në qytetin e vogël në malin e bukur Pirin. “Kjo është një njohje jo vetëm për Banskon, por për tërë Bullgarinë si destinim kryesor për ski turizëm” – tha për Radio Bullgarinë Sashka Vëçkova – zëvendëskryetare e bashkisë. Në fakt mundësitë për sporte dimërore në Bansko vlerësohen nga jashtëzakonisht shumë skiatorë në Ballkan, në Evropën Perëndimore, Rusi dhe Izrael. Për ta vendpushimi piktoresk që prej kohe është sinonim i kërcimeve të bukura me ski, i pamjeve të mrekullueshme dimërore dhe i mbrëmjeve të këndshme në lokalet vendase. Sipas traditës starti zyrtar i stinës shpallet në mes të dhjetorit me një festë të madhe, me gara sportive dhe paraqitje të yjeve me famë botërore në sportin e skive.
Sipas traditës starti zyrtar i stinës shpallet në mes të dhjetorit me një festë të madhe.

“Kushtet në zonën tonë për rrëshqitje me ski janë të shkëlqyeshme. Disponojmë pista, të gjata 75 kilometra, të cilat janë mbuluar gjatë tërë stinës me dëborë, e cila sigurohet vazhdimisht nga 181 pajisje për dëborë artificiale – thotë zonja Vëçkova. Përveç kësaj Banskoja aktualisht disponon 17 mijë shtretër të lirë. Kemi si hotele me 5 yje të cilat garantojnë një super luks, ashtu dhe hotele me 4, 3 dhe 2 yje. Turistët vendosen dhe në shtëpi familjare, ku ndeshen me atmosferën tipike të qytetit.”

Gjatë rreth dhjetë viteve të fundit Banskoja përjetoi një bum të vërtetë turistik. U ndërtuan shumë hotele, lokale, baza sportive etj., të cilat e ndryshuan shumë qytetin. Deri tani në vendpushim janë investuar mbi 4 miliardë euro. Mirëpo kriza financiare i vuri fund ndërtimit pa kontroll. Aktualisht Banskoja është një qytet i qetë në pritje të miqve të parë gjatë stinës dimërore. Gjatë disa muajve të ardhshëm hotelierët do të përgatiten për të pritur mbi gjysmë milionë turistë.
Disa turistë pushojnë në shtëpi familjare, ku ndeshen me atmosferën tipike të qytetit.

“Zhvillimi i Banskos vlerësohet nga çdo një specialist si i vrullshëm – thotë Sashka Vëçkova. Aktualisht teleferiku është i gjatë rreth 23 kilometra, ka shumë pajisje për fëmijë, pista etj. Megjithë krizën dhe vështirësitë financiare zhvillimi i zonës për rrëshqitje me ski nuk ndalon. Aktualisht janë duke u modernizuar shumë prej pajisjeve për ski, shpresoj se që vitin tjetër do të mund të lavdërohemi me startin e akoma një teleferiku. Përveç kësaj qyteti Bansko është një mikpritës i rregullt i aktiviteteve sportive botërore. Po presim me shpresa të mëdha zhvillimin e Kupës botërore për ski të disiplinës alpine për meshkuj gjatë muajit shkurt të vitit 2011. Deri tani kemi marrë kërkesa për transmetim nga 14 televizione, ndër të cilat është dhe Eurosporti. Një pjesë prej tyre do ta transmetojnë aktivitetin live dhe kjo do të thotë se Banskoja dhe Bullgaria do të jenë në qendër të vëmendjes së mbi 3 milionë shikuesve në botë.”
Miqtë e qytetit Bansko shpesh kalojnë mbrëmjet në lokale me muzikë popullore.

Përveç skive, kryeqyteti dimëror i Ballkanit do t’u propozojë miqve të tij dhe dëfrime suplementare. Mbrëmje folklorike, festivale të kuzhinës, vizita në fshatra të vjetra, të zhytura buzë malit Pirin, kurse për qëndisje dhe valle popullore dhe aktivitete të tjera.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bethany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD