Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vihren – maja e mermertë e malit Pirin

Foto: bg.wikipedia.org

Ngjitja e majës Vihren, skaji më i lartë i malit Pirin, është një përjetim, që ngjall emocione të paharrueshme. Dy itineraret turistike janë relativisht të përshtatshme edhe për njerëzit me më pak përvojë. Megjithatë janë të domosdoshme përpjekje për pushtimin e kësaj majaje krenare. Mirëpo, pamja, që hapet para shikimit nga lartësia 2914 metra në të vërtetë nuk e ka shokun. Kur moti është i kthjellët dhe ajri është i tejdukshëm, nga atje mund të shihet bregu i Detit të Bardhë. Ka guximtarë, të cilët mbeten të kalojnë natën në këtë majë, që të vështrojnë xixëllimën e magjishme të yjeve, vallen e lehtë e atyre yjeve që bien përdhe, errësimin e Hënës dhe fenomene të tjera të rralla astrologjie. Një nga majat më të bukura dhe më pushtuese malore, Vihren është pika më e larta e malit Pirin të Bullgarisë Jugperëndimore. Kjo është maja e dytë për nga lartësia në vend, pas majës Musalla të malit Rilla – 2925 metra dhe është e katërta në Ballkan.

© Foto: Allbena Bezovska

Turistët me përvojë ngjitin majën Vihren gjatë të gjitha stinëve të vitit, por turistët e zakonshëm duhet të ndërmarrin një hap të tillë në periudhën nga muaji korrik deri në shtator, kur kushtet atmosferike janë më të përshtatshme dhe moti është më i qëndrueshëm, ndërsa gjatësia e ditës është nja 12 – 15 orë. Maja është fund e krye prej mermeri të bardhë, shpatat e tij janë të tatëpjeta dhe zbresin pjerrët poshtë. Emri i lashtë i majës është Elltepe, gjë që do të thotë “maja e stuhive”. Ky emër zbulon një veçori tjetër të këtij rajoni, pra rreth tij shpesh herë ngrihen era të vrullshme dhe të fuqishme. Si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës në këtë majë sikur kanë takim të gjitha erërat. Një legjendë e lashtë tregon, se dikur atje ishte froni i mermertë i hyjnisë Perun – perëndia supreme e sllavëve. Pikërisht prej emrit të tij vjen edhe emri i malit – Pirin.

© Foto: Allbena Bezovska

Qyteti më i afërt është Bansko – një pushimore e njohur dimërore, e cila ofron mundësi të mëdha për sport, turizëm, spa procedura dhe çlodhje. Në mal ka disa teleferikë, por asnjeri prej tyre nuk kalon afër majës Vihren. Kështu që ata, që kanë dëshirë të ngjitin majën Vihren, më parë duhet të arrijnë shtëpitë malore “Bënderica” ose “Vihren”. Ato ofrojnë mundësi për fjetje dhe ushqim. Nga ato dy pika nisin dy itineraret e ngjitjes së majës. Më i lehtë është itinerari nga shtëpia malore “Vihren”. Distanca nga Bansko deri në këtë vilë është 18 kilometra. Ngjitja nga kjo shtëpi malore deri në majën me të njëjtin emër zgjatet përafërsisht 3 orë e gjysmë.

© Foto: Allbena Bezovska


Me një orë e gjysmë është më e gjatë ngjitja nga shtëpia malore “Bënderica”. Prej atje itinerari kalon përmes një pishnaje shekullore. Radhiten lëndina plotë lule, rrëpira, shtigje të ngushta. Sa më lartë mbi nivelin e detit ngjitet njeriu, aq më shumë ndryshohet edhe bimësia. Në se njeriu do të preferojë këtë itinerar gjatë verës, do t’i kënaq syrit me lule të bukura lara-lara, me dhi të egra, me pamje të mrekullueshme. Malkijat dhe Golemijat Kazan, ose në përkthim Kazani i Vogël dhe i Madh, janë dy cirkuset, përmes të cilëve kalon shtegu. Banorët vendës i quajtën ashtu, për shkak të formës së tyre dhe për shkak të avullit, që del prej tyre – sikur valon ndonjë lëndë në një kazan. Malkija Kazan, ose Kazani i Vogël, ngrihet në një lartësi përafërsisht 2200 metra mbi nivelin e detit. Shumë prej turistëve bëjnë një pushim të shkurtër aty. Në këtë rajon aty këtu shihet bari i malit. Golemija Kazan, ose Kazani i Madh, ndodhet në lartësi 2400 metra mbi nivelin e detit. Fundi i tij është mbuluar me copëza guri të rrëzuara nga majat Vihren dhe Kutello. Kutello është maja tjetër malore, që ngrihet në po atë pjesë të malit. Në se ka mjegull, njeriu e ka ndjenjën se shikon një peizazh hëne. Në rajonin Golemija Kazan, Kazanin e Madh, ka një strehë për turistët. Rajoni është karstik dhe prandaj nuk ka uji, nuk ka përrua dhe lumenj, të tillë, siç ka në shtegun te shtëpia malore “Vihren”.

© Foto: Allbena Bezovska

Nga rajoni Golemija Kazan, Kazani i Madh, fillon pjesa më e vështirë e ngjitjes së majës – që bullgarisht quhet Stenata, ose në përkthim Muri, ose Golgota te maja Vihren. Në rrezet e Murit Stenata është rajoni me emrin Malkija Snezhnik. Kjo është një hapësirë me një gjatësi 90 metra dhe gjerësi 40 metra, ku bora mbetet gjatë tërë vitit. Vende-vende shtegu mungon dhe me bojë janë të shënuara vendet më të përshtatshme për kalim. Nga lagu mermeri bëhet shumë i rrëshqitshëm, prandaj është e detyrueshme, që të ndiqen shenjet turistike. Nga këndet e ndryshme maja Vihren i ngjan piramidës së prerë ose gungës së mprehtë. Në vet majë ka mjaftë vend, që njeriu të pushojë dhe t’i dorëzohet ngazëllimit nga pamja që hapet. Zbulohet panorama e maleve fqinje dhe e qyteteve përreth.

© Foto: bg.wikipedia.org

Bajkushevata Mura – një pemë e lashtë halore

© Foto: arkiv

Në shtegun drejt shtëpisë malore “Vihren” mund të shihet edhe Ylli i Alpeve – një lule që çelet vetëm në rajonet e rrëpirëta malore, lule kjo e cila është e mbrojtur në Bullgari. Siç u bë fjalë shtegu kalon pranë përrenjve të shumtë me uji kristaltë të pastër malor. Shëtitja mund të përfundojë në shtëpinë malore “Vihren”, ose në qytetin Bansko. Në rajonin e shtëpisë malore “Vihren” një fenomen tjetër interesant është Bajkushevata Mura – një pemë e lashtë halore. Në fakt kjo është pisha më e lashtë në Bullgari – 1300 vjeçare dhe një nga pemët më të vjetra halore në mbarë botën. Kjo pishë ngrihet në një lartësi prej 1930 metrash mbi nivelin e detit. Lartësia e pemës Bajkusheva Mura është 26 metra, ndërsa perimetri është pothuajse 8 metra.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..

botuar më 23-09-10 1.10.MD

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD