Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga koleksioni i Radio Bullgarisë...

Bogosllov Stojanov nga qyteti Razgrad – pastruesi i oxhaqeve, i cili u sjellë njerëzve lumturi dhe fat

| rinovuar më 20-05-09 9.57.MD БНР Новини

Çdo një ka dëgjuar për besimin se të prekësh pastruesin e oxhaqeve me dorë sjell lumturi dhe fat. Në këtë është i bindur dhe Bogosllov Stojanov 24 vjeç nga qyteti Razgrad. I veshur me një këmishë të zezë, me kapelë të zezë dhe një furçë prej teli të hedhur mbi sup, i riu tërheq vazhdimisht vëmendjen e njerëzve nëpër rrugë. Qindra janë ata, të cilët të bëjnë foto me të për kujtim, apo e prekin për fat të mirë. Ai është oxhakpastruesi i vetëm në qytetin Razgrad. E praktikon zanatin prej më shumë se 5 vjet. Gjithmonë është i buzëqeshur dhe është gati për të bërë pak muhabet. Burri i ri deklaron se është i kënaqur nga profesioni i tij dhe nuk dëshiron ta zëvendësojë atë me poste të larta, për të cilat ëndërrojnë shumica e vërsnikëve të tij. Është kategorik, se nuk ka një punë të turpshme , mjaft që njeriu ta punojë me dëshirë dhe të jetë i kënaqur me të.

Ky zanat nuk mësohet, ai vidhet, thotë Bogosllov dhe vazhdon:

"Xhaxhai im ishte pastrues i oxhaqeve. Çdo gjë filloi kur punoja në bashkinë e qytetit Razgrad si inspektor për ruajtjen e rendit publikt. Një koleg pyeti se kush mund t’i gjejë njeri që t’i pastrojë oxhakun. Unë vajta, ia pastrova oxhakun dhe kështu nisi e gjithë puna”, tregon Bogosllov.

Bogosllov ka mbaruar Gjimnazin Profesional të Transportit dhe Ndërtimit “Hristo Smirnenski” në qytetin Razgrad. Zanatin jo të lehtë të oxhakpastruesit ka e ka përvetësuar me shaka, fillimisht me mendimin të fitonte diçka plus, por pas kësaj e ka kuptuar se, puna e tij nëpër çati kthehet në një kënaqësi dhe dëshiron të merret pikërisht me këtë. Pak nga pak kanë filluar ta kërkojnë jo vetëm njerëzit nga krahina por dhe nga regjionet e tjera. “Përveç në Razgrad, shkoj për të pastruar oxhaqe dhe në qytetet e afërta. Kam qenë në qytetin Ruse, në Shumen, Tërgovishte, Popovo-kam klientë të shumtë”, shpjegon oxhakpastruesi i ri.

Thotë se gjatë vjeshtës dhe dimrit ka porosi të shumta, por nuk ankohet nga puna e tij. Mjeshtri tregon se, më shpesh njerëzit kërkojnë për të pastruar oxhakun e tyre atëherë kur tashmë kanë problem. Ka pasur raste të ngjitet në çati edhe kur ka 40 centimetra dëborë. Për kohën, në të cilën merret me pastrimin e oxhaqeve, ka gjetur turli farë gjërash në to:

Kam gjetur gjëra shumë interesante gjatë pastrimit të oxhaqeve. Kam një kamerë speciale, me të cilën gjej shkakun për mbushjen me tym. Më shpesh gjej lugë, pirunë, mbeturina ndërtimore, telefona, rroba, kyçe, monedha, mbase të lëshuara aty nga korbat”, tregon Bogosllov.

Sigurimi i instrumenteve për punë po kështu nuk është një detyrë e lehtë, por oxhakpastruesi i ri i gjen vetë. Ka 4 topuzë të ndryshëm për nga madhësia, me të cilët pastron. Një pjesë e detyrueshme nga pajisja e tij janë dhe katër furçat prej teli, po kështu me madhësi të ndryshme. Gjithmonë mban me vete dhe litarë me madhësi të ndryshme. Oxhakfshirësi tregon se fiton mirë. Pastrimi i një oxhaku mund të bëhet për 2 orë, apo mund të bëhet për 2 ditë. Është kategorik se nuk ka fare frikë nga lartësitë.

Ai që ka frikë nga arinjtë, të mos të shkojë në pyll”, përgjigjet me shaka oxhakpastruesi i ri dhe shton, se prapë së prapi ka një dozë fat. Bogosllov ka shumë energji dhe ambicie dhe vazhdimisht kërkon mënyra të ndryshme të dëshmojë mjeshtërinë e tij. Ai pëlqen shumë të këndojë, ekzekuton në gajde dhe i bie daulles nëpër tubime, dasma dhe festa të ndryshme.

Si anëtar i grupit folklorik pranë vatrës së kulturës në fshatin Drjanovec merr pjesë në tubime dhe konkurse të ndryshme. Nuk e pëlqen faktin se të rinjtë nuk kanë interes ndaj zanateve të vjetra.

Dua tu them se nuk ka një punë të turpshme. Le të vazhdojnë që të gjithë të merren me zanatet e vjetra. Kam të njohur, të cilët praktikojnë punimin e lëkurave, endin në tezgjahë dhe nuk turpërohen fare nga kjo”, thotë Bogosllov.

Oxhakpastruesi i vetëm nga qyteti Razgrad iu uron njerëzve shëndet dhe mirëqenie, të praktikojnë me dëshirë profesionet e tyre të dashura dhe me një kokë të ngritur lart dhe krenari të vazhdojnë përpara. Dhe i përshëndet që të gjithë me një këngë:



Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dafo Trendafillov

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..

botuar më 24-01-17 8.50.PD
Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD