Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një memorandum i ri do të ndihmojë bashkëpunimin e shkencëtarëve nga Bullgaria dhe Kosova

БНР Новини
Nga e djathta në të majtë: dr. Memli Krasniqi, shef i Degës së Historisë në IAP, prof. Hysen Matoshi – drejtori i IAP, doc. dr. Aleksandër Grebenarov – drejtori i Institutit Shkencor Maqedonas, dr. Anton Pançev nga ISHM.
Foto: mni.bg

Instituti Shkencor Maqedonas i Sofjes dhe Instituti i Albanologjisë i Prishtinës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Kjo u bë në fund të javës së kaluar në kryeqytetin e Kosovës. Në një ceremoni zyrtare në praninë e ambasadorit bullgar në RKS-në z. Nedjallço Dançev dhe Zv.Ministrit të arsimit të Kosovës Heset Sahiti, Memorandumin e nënshkruan drejtorët e dy institucioneve shkencore doc. dr. Aleksandër Grebenarov dhe prof. Hysen Matoshi.

Memorandumi parashikon bashkëpunim në fushat e historisë, gjuhësisë, kulturës, etnologjisë, folklorit etj., për botimin e librave, organizimin e forumeve, ekspozitave, krijimin e dokumentareve, shkëmbimin e materialeve arkivore dhe letërsisë shkencore, kështu edhe për zhvillimin e programeve shkencore. 

Më shumë për këtë ngjarje, ju ofrojmë të mësoni nga intervista me albanologun Anton Pançev nga Instituti Shkencor Maqedonas i Sofjes:







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD