Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brenda disa ditëve Bullgaria fillon bisedime për hyrjen në Unionin Bankar dhe në ERM 2

Përfaqësues zyrtarë bullgarë janë për vizitë në Bankën Qendrore Evropiane dhe në Komisionin Evropian, që të shqyrtojnë procedurat e aderimit dhe grafikun e aderimit të vendit tonë në Unionin Bankar dhe në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit /ERM 2/. Ditën e martë Ministri i Financave Vlladisllav Goranov bëri të ditur se do të kandidojmë njëkohësisht për anëtarësim në “sallën e pritjes” të eurozonës dhe në Unionin Bankar të Bashkimit Evropian. Deri para pak kohe qeveria bullgare ngulte këmbë se me prioritet duhet të jetë hyrja jonë në sallën e pritjes të eurozonës, kurse pas kësaj – në Unionin Bankar, gjë që kështu ose ndryshe duhet të ndodhë. Mirëpo, praktikisht vendi ynë nuk kishte mundësi për të zgjedhur. Anëtarësia në Unionin Bankar të eurozonës do të thotë se Banka Qendrore Evropiane do të fillojë mbikëqyrjen mbi bankat e mëdha të vendit dhe do të do të fillojë t’i marrë vendimet për ristrukturimin e bankave që janë në gjendje të vështirësuar.

Sipas z. Goranov anëtarësia e njëkohshme në ERM 2 dhe në Unionin Bankar është një sfidë e madhe. “Nuk ka shtet tjetër, i cili ta ketë kaluar deri tani këtë rrugë. Ka mjaftë paqartësi me karakter të ndryshëm”, theksoi Ministri i Financave.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD