Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FIFA shënoi jubileun e 25-vjeçar të vendit të katërt të Bullgarisë në Mondialin në SHBA


Një transmetim televiziv i FIFA-s për futbollin botëror i kushtoi episodin e tij të fundit suksesit të madh të Bullgarisë në Mondial – vendit të katërt, të arritur në SHBA para çerek shekulli. Për nder të jubileut, ekipi televiziv i centralit botëror vizitoi vendin tonë dhe u takua me njërin prej heronjve të brezit tonë “të artë” – Emil Kostadinov.

Kishim futbollistë të mirë dhe trajner të mrekullueshëm. Ishim me karakter të fortë, por në fushë luanim të bashkuar. Ishim të bindur në cilësitë dhe aftësitë tona. Krenohem me atë që arritëm. Gjatë verës së vitit 1994 me siguri arritëm t’i shënojmë përgjithmonë emrat tona në historinë bullgare të futbollit”, tha para kamerave të FIFA-s futbollisti ynë legjendar.

Në material rikujtohen çastet e lavdishme të Mondialit, përfshi fitoren e parë të Bullgarisë në finalet botërore dhe suksesin e madh mbi kampionin e atëhershëm botëror Gjermaninë.

Më shumë nga rubrika

Nikolla Gospodarski

Plovdivi mori flamurin e Kampionatit Evropian të Kanotazhit 2025

Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..

botuar më 24-04-29 5.32.MD
Borjana Kalejn

Gjithsej dy medalje bronzi për Borjana Kalejn në Kupën e Botës në Tashkent

Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..

botuar më 24-04-29 11.29.PD

Bullgaria ka një kampion evropian në boks për meshkuj

Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë,..

botuar më 24-04-29 8.43.PD