Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata “Bullgaria dhuron”

Foto: arkiv

Filloi fushata kombëtare “Bullgaria dhuron” e cila bashkon 12 organizata civile. Iniciativa vazhdon deri më 31 mars dhe ka për qellim të angazhojë një rreth të gjerë njerëzish me kauza të konsiderueshme shoqërore. Disa janë sferat për dhurim - art dhe kulturë, përkrahje për njerëzit e moshuar, arsim, talente, sport, shëndetësi. Krasimira Veliçkova  nga “Forumi bullgar i dhuruesve” deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se gjatë viteve të fundit bullgarët dhurojnë gjithnjë e më shumë. Ata  ndajnë më shumë prej të ardhurave të tyre për shëndetësi, për fushata individuale për shërim dhe për fatkeqësi dhe aksidente. Pas tyre renditen kauzat e arsimit, kulturës dhe medies.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marija Sharkova

Një spital privat me struktura pediatrike do të përkeqësojë problemin e personelit

Vendimi për krijimin e një spitali privat për fëmijë, i cili u anulua mbrëmë, u mor në kushtet e një ndërprerjeje informacioni, tha për BNR avokatja Marija Sharkova, anëtare e Këshillit Publik për Krijimin e Spitalit Kombëtar të..

botuar më 24-05-02 3.07.MD

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD