Filloi fushata kombëtare “Bullgaria dhuron” e cila bashkon 12 organizata civile. Iniciativa vazhdon deri më 31 mars dhe ka për qellim të angazhojë një rreth të gjerë njerëzish me kauza të konsiderueshme shoqërore. Disa janë sferat për dhurim - art dhe kulturë, përkrahje për njerëzit e moshuar, arsim, talente, sport, shëndetësi. Krasimira Veliçkova nga “Forumi bullgar i dhuruesve” deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se gjatë viteve të fundit bullgarët dhurojnë gjithnjë e më shumë. Ata ndajnë më shumë prej të ardhurave të tyre për shëndetësi, për fushata individuale për shërim dhe për fatkeqësi dhe aksidente. Pas tyre renditen kauzat e arsimit, kulturës dhe medies.
Pritjet e mia për sezonin veror janë shumë të mira, tha për Nova Tv ministri i turizmit Evtim Milloshev. Ai tha se ura Carevo - Ahtopoll është rimëkëmbur, ndërsa ura Carevo - Vasiliko do të përdoret deri në fillim të qershorit. Milloshev njoftoi se ka..
Një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi ekuipazhin e anijes së ngarkesave "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët jemenas më 12 maj, njoftoi agjencia Xinhua, e cituar nga BTA. Në mesin e ekuipazhit prej 25 anëtarësh, të..
Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit. Kjo është një datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..