Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët shkojnë më shpesh në teatër, kurse vizitat e kinemave janë duke u pakësuar

Godina e Tetarit Popullor në Sofje
Foto: BGNES

Bullgarët shkojnë më shpesh në teatër dhe më pak në kinema. Gjatë vitit 2018 kinematë kanë qenë 96 me 226 ekrane. Projektimet kanë qenë 2.6% më pak, kurse vizitat në to – 11,3% më pak. Janë projektuar 8 575 filma. 1077 prej tyre kanë qenë bullgarë, 2359 – evropianë, 4 463 – nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 676 – nga vende të tjera. Në 75 teatrot bullgare janë shfaqur 15 155 pjesa, të vizituara nga 2 389 000 shikues. Numri mesatar i shikuesve për një shfaqje është rritur nga 145 deri më 158. Në eter mund të dëgjohen 83 radiostacione, të cilat transmetojnë 727 000 orë – rritja këtu është 0,5. Rubrikat e tyre muzikore janë 52,2%, kurse ato me lajme – 11,8%. Kanalet televizive janë 116 me program të përbashkët prej 742 000 orësh – me ulje për vit 0,9%. Filmat zënë 166 200 orë, programet muzikore – 92 200 orë, lajmet dhe programet publicistike – 72 100 orë, reklamat – 57 600 orë dhe rubrikat edukative – 12 000 orë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje reshjet do të ndalen nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje rreth 9°. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe..

botuar më 24-05-03 6.36.MD

Të krishterët ortodoksë mbushën kishat Të Premten E Madhe

Pavarësisht reshjeve të shiut në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, kishat në vend u mbushën me besimtarë Të Premten E Madhe . Në Sofje, shumë prej tyre vizituan Katedralen Metropolitane "Shën E Diela" . Adhurimi vazhdon gjatë gjithë ditës. Në..

botuar më 24-05-03 6.23.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri do të sinjalizojë prokurorinë për rastin me spitalin “Mama dhe unë”

Kryeministri Dimitër Gllavçev do të japë një sinjal në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe në prokurori për rastin skandaloz me spitalin privat për mjekim aktiv “Mama dhe unë”, në mënyrë që të bëhet një kontroll i plotë se si është dhënë..

botuar më 24-05-03 1.08.MD