Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit

| rinovuar më 19-10-15 4.05.MD
Foto: BGNES

Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit, duke përfshirë dhe ato financiare, deri në dorëzimin e dorëheqjes së kryetarit të tij Borisllav Mihajllov. Këtë e tha Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ai vuri në dukje se gjatë disa viteve të fundit qeveria bullgare ka bërë shumë për zhvillimin e futbollit bullgar, janë ndërtuar fusha të reja futbolli, janë siguruar mjete për zhvillimin e skuadrave për fëmijët dhe adoleshentët. Vendimi u mor pas ndeshjes së kualifikimeve për EURO 2020, e cila u luajt dje në Sofje midis Bullgarisë dhe Anglisë dhe mbaroi me rezultat 0:6. Kjo është humbja më e rëndë e Bullgarisë si mikpritëse në një ndeshje zyrtare. Ndeshja ishte quajtur “një spektakël shqetësues dhe helmues” nga mediat angleze, për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj rivalëve. Asociacioni i Futbollit në Angli i bëri thirrje UEFA-s për të hetuar ngjarjen, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan i drejtoi apel Centralit Evropian të Futbollit nëpërmjet Twetter për tërheqjen e Bullgarisë nga të gjithë turnetë zyrtarë.

Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov deklaroi se nuk do ta japë dorëheqjen e kërkuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Ditën e premte Bashkimi Bullgar i Futbollit do të ketë mbledhje dhe pas kësaj Mihajllov do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të mediave, bëri të ditur Radioja Kombëtare Bullgare.

Mirëpo, pak më vonë u njoftua se Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqje. Ajo do të parashtrohet para anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e së premtes, shënohet në sajtin e Bashkimit Bullgar të Futbollit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zviceranët i hodhën themelet e edukimit fizik në Bullgari

Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..

botuar më 24-05-17 6.34.MD

Petër Stojçev notoi ngushticën Mollokaj për gati 19 orë

Notari bullgar i ujërave të hapura Petër Stojçev shtoi në hapësirat detare të notuar prej tij ngushticën e Havait Mollokaj. Në Facebook ai shkroi: “Nga errësira në errësirë! notova ngushticën më të vështirë dhe më të gjatë të vargut të Shtatë..

botuar më 24-05-16 10.19.PD
Karllos Nasar

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Olimpiadën e Parisit

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi Ministria e Rinisë dhe Sporteve gjeti një mënyrë për t'i financuar ato, bëhet e qartë nga një njoftimi i dikasterit. Prania e fituesve të kuotave olimpike Karllos Nasar,..

botuar më 24-05-15 2.07.MD