Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Miglena Selishka u bë kampione evropiane në mundjen e stilit të lirë

Miglena Selishka
Foto: BGNES

Miglena Selishka ftoi në Romë medaljen e dytë të artë të Bullgarisë në kampionatin e mundjes. Në finale në kategorinë deri në 50 kg në stilin e lirë ajo fitoi kundër ukraines Oskana Livaç me 5:3 pika. Biljana Dudova mbeti me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 59 kg në stilin e lirë. Në finale ajo humbi nga përfaqësuesja e Moldavisë Anastasija Niçita me 4-5 pika. Daniell Aleksandrov gjithashtu fitoi medalje të argjendtë evropiane në kryeqytetin italian. Bullgari humbi në finale në kategorinë deri në 82 kg në stilin klasik nga mundësi azer Rafig Gusejnov me 1:2 pika.