Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kafeja e tolerances” mblodhi në Plovdiv përfaqësues të komuniteteve dhe feve të ndryshme

Foto: BTA

Për vitin e gjashtë me radhë përfaqësues të të gjitha pakicave kombëtare dhe feve në qytetin e Plovdivit (Bullgari Jugore) u mblodhën për “Kafenë e tolerancës” në Xhumaja Xhamija në qendrën e qytetit.

Ngjarja kujton dhe nënvizon traditën shekullore të bashkëjetesës paqësore ndërmjet bullgarëve, hebrenjve, italianëve, turqve, rusëve, armenëve dhe komuniteteve të tjera në qytet.

Për herë të parë pakica kombëtare e turqve ftoi bashkësitë e tjera në “kafe të tolerancës” gjatë vitit 2015 – me rastin e përvjetorit të aktit vandal në Xhumaja Xhamija. “Kryemyftiu deklaroi se duhet të kuptojmë se dashuria, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe fqinjësia e mirë do ta shpëtojnë njerëzimin.”

Në aktivitet mori pjesë dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Plovdiv Husein Ergani.  


Më shumë nga rubrika

Çdo një ndihmë për afaristin Pllamen Bobokov ka qenë në përputhje me ligjin

Pasi kishte intervistuar në Prokurori rreth 30 minutash Kryeministri Bojko Borisov komentoi para mediave se ka dhënë dëshmi lidhur me çështjen për mbetjet e paligjshme dhe për njohjen e vet me sipërmarrësin Pllamen Bobokov. Ai tha se më shumë se 10..

botuar më 20-07-07 11.34.PD
Prof. Mira Kozhuharova

S’ka vend për panik sa i përket koronavirusit

S’ka vend për panik për shkak të shpërndarjes së Covid-19, tha për BNR-në specialistja e virusologjisë Mira Kozhuharova. Me lehtësimin e masave parandaluese është normale që virusi të përhapet më lehtë. Rezultatet e kësaj përhapjeje vazhdojnë të..

botuar më 20-07-07 11.15.PD

Mbi 50% është rritja e numrit të automjeteve elektrike dhe të atyre me gaz

Në fund të qershorit mbi 50% është rritur numri i automjeteve që punojnë me gaz dhe me motor elektrik në krahasim me një vit më parë, tregojnë të dhënat e Policisë Rrugore.  Automjetet e regjistruara me gaz janë 103 669 më shumë dhe tashmë numri..

botuar më 20-07-07 10.56.PD