Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kafeja e tolerances” mblodhi në Plovdiv përfaqësues të komuniteteve dhe feve të ndryshme

Foto: BTA

Për vitin e gjashtë me radhë përfaqësues të të gjitha pakicave kombëtare dhe feve në qytetin e Plovdivit (Bullgari Jugore) u mblodhën për “Kafenë e tolerancës” në Xhumaja Xhamija në qendrën e qytetit.

Ngjarja kujton dhe nënvizon traditën shekullore të bashkëjetesës paqësore ndërmjet bullgarëve, hebrenjve, italianëve, turqve, rusëve, armenëve dhe komuniteteve të tjera në qytet.

Për herë të parë pakica kombëtare e turqve ftoi bashkësitë e tjera në “kafe të tolerancës” gjatë vitit 2015 – me rastin e përvjetorit të aktit vandal në Xhumaja Xhamija. “Kryemyftiu deklaroi se duhet të kuptojmë se dashuria, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe fqinjësia e mirë do ta shpëtojnë njerëzimin.”

Në aktivitet mori pjesë dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Plovdiv Husein Ergani.  


Më shumë nga rubrika

Turistët për në Greqi do të kalojnë vetëm përmes PKK-së “Kullata”

Që nga ora 14.00 të gjithë që shkojnë për të pushuar në Greqi do të kalojnë vetëm përmes PKK-së “Kullata”, bëri të ditur Policia Kufitare. Ndalohet edhe kalimi i turistëve përmes pikëkalimeve “Makaza”, “Kapitan Petkov Vojvoda” dhe “Ivajlovgrad”...

botuar më 20-07-05 3.55.MD

Protestë e policëve në kryeqytet

Dhjetëra policë u grumbulluan për të protestuar në kopshtin pranë MPB-së. Ata ngulin këmbë për ndryshime në Drejtorinë “Veprimtaria Juridike Normative” në Ministri, e cila që prej vitesh nuk e kryen në mënyrë cilësore punën e vet. Një prej..

botuar më 20-07-05 3.36.MD
Pamje nga plazhi në Kiten

Hapën një stacion të ri pastrues në bregdetin tonë jugor

Sot hapën zyrtarisht një stacion pastrues i cili do të shërbejë bashkitë Kiten dhe Primorsko në bregdetin jugor të Detit të Zi. Financimi është në kuadrin e programit operativ “Mjedisi” me vlerë të përgjithshme rreth 11 mln euro. Pajisja e re do të..

botuar më 20-07-05 2.47.MD