Për vitin e gjashtë me radhë përfaqësues të të gjitha pakicave kombëtare dhe feve në qytetin e Plovdivit (Bullgari Jugore) u mblodhën për “Kafenë e tolerancës” në Xhumaja Xhamija në qendrën e qytetit.
Ngjarja kujton dhe nënvizon traditën shekullore të bashkëjetesës paqësore ndërmjet bullgarëve, hebrenjve, italianëve, turqve, rusëve, armenëve dhe komuniteteve të tjera në qytet.
Për herë të parë pakica kombëtare e turqve ftoi bashkësitë e tjera në “kafe të tolerancës” gjatë vitit 2015 – me rastin e përvjetorit të aktit vandal në Xhumaja Xhamija. “Kryemyftiu deklaroi se duhet të kuptojmë se dashuria, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe fqinjësia e mirë do ta shpëtojnë njerëzimin.”
Në aktivitet mori pjesë dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Plovdiv Husein Ergani.
Pjesëmarrja e denjë e ushtrisë bullgare në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe BE-së e bëri Bullgarinë një partner të dëshirueshëm për përgatitjet dhe stërvitjet e përbashkëta, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme në kushtet e operacioneve..
Një seri shpërthimesh dhe helmimesh në Evropë - përfshirë në Bullgari të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev - të organizuara nga njësia 29155 e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së ushtrisë ruse, janë koordinuar nga Nikollaj dhe Elena..
Bullgaria i bashkohet kërkesës për rritjen e ndihmës "de minimis" në sektorin e bujqësisë. Kështu deklaroi në Luksemburg ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, në një mbledhje të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin...
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe..
Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim..