Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forumi më i madh i bujqësisë në Ballkan hapet në qytetin Pllovdiv

Foto: arkiv

Si teknologjitë e larta ndryshojnë rrugën nga ara deri te trapeza – kjo është tema kryesore e forumit më të madh në Ballkan për biznesin agrar, verëra, ushqime dhe teknikë bujqësore – AGRA, i cili mbahet nga 19 deri më 23 shkurt në qytetin Ploviv.  Në edicionin e gjashtë të kësaj veprimtarie prezantohen më se 600 kompani nga më se 30 shtete. Pjesëmarrësit do të paraqesin arritje, praktika të suksesshme dhe inovacione, të cilat u ndihmojnë atyre të punojnë në mënyrë më efektive në kushtet e sotme të tregut. Në hapjen e forumit do të asistojë edhe ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD
Blloku i pestë e centralit atomik

Agjencia Rregullatore Bërthamore licencon karburantin bërthamor të “Westinghouse” për centralin atomik “Kozlloduj”

Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të..

botuar më 24-04-22 2.51.MD