Këngëtarja e cila u zgjodh të prezantojë Bullgarinë në Evrovizion 2020, anuloi koncertet evropiane të planifikuara për mars dhe prill. “Në momente të tilla duhet të bashkohemi që të mbrojmë shëndetin dhe jetën e njerëzve, të cilët janë me rëndësi për çdo njeri” – shkroi Viktorija Georgieva në profilin e vet në rrjetin social facebook.
Ndërkohë u njoftua se konkursi Evrovizion hiqet dhe ndoshta do të mbahet në vitin 2021. Organizatorët nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve (EBU) në pozitën e tyre zyrtare theksuan se për shkak të përhapjes së COVID-19 konkursi nuk do të zhvillohet në maj të këtij viti. “Jemi krenar se në vazhdim të 64 viteve Evrovizioni bashkonte njerëzit, por tani na vjen keq se sivjet konkursi nuk mund të zhvillohet”, theksohet në njoftimin e Bashkimit.
Një vajzë 9-vjeçare bullgare nga Montana nderoi vendin tonë në një konkurs pianoje në Singapor. Ndër pjesëmarrësit e tij ishin pianistë nga Tajlanda, Hong Kongu, Malajzia, Greqia, Japonia, Kina, Indonezia dhe India. Sipas mësueses së vajzës, Nina..
Sllavin Sllavçev prej kohësh njihet si një nga zërat më madhështor të brezit të tij në muzikën bullgare, dhe jo vetëm në sferën e rock-ut, siç duket edhe nga kënga e tij e fundit "Py ty". Ajo shënon disa momente të reja në zhvillimin e Sllavinit:..
Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..