Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 4 korrik futbollistët bullgarë do të kthehen në kampionatin evropian

UEFA
Foto: uefa.com

Qendra evropiane e futbollit UEFA përcaktoi data të reja për ndeshjet e fazës “play off” për klasifikim në finalet evropiane të futbollit.

 Sipas programit të ri ndeshja mes Bullgarisë dhe Hungarisë duhet të zhvillohet më 4 korrik në stadiumin “Vasill Levski” në Sofje.

Po të arrijë sukses Bullgaria do të klasifikohet për “play off”-in final, i cili është shtyrë në datën 9 korrik. Në këtë ndeshje kombëtarja bullgare përsëri do të jetë mikpritësja, kurse rivalja e saj do të jetë skuadra fituese e ndeshjes mes Islandës dhe Rumanisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë

Milica Mirçeva përmirësoi rekordin kombëtar për maratonën në distancën 5 km në rrugë

Rekorduesja kombëtare në distancën 10 000 metra në maratonë Milica Mirçeva regjistroi një rekord të dytë kombëtar në distancën 5 kilometra në rrugë në Leicester (Britania e Madhe). Mirçeva përfundoi e 15-ta në garën elitare me kohën 15:43, dy..

botuar më 24-03-18 4.32.MD

Viktoria Tomova dhe Grigor Dimitrov zunë pozita më të larta në renditjen botërore

Në renditjen botërore të tenistëve , të publikuar sot, tenistët më të mirë të Bullgarisë, Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova, u lëvizën më përpara. Falë arritjes në fazën e 16-të në Indian Wells, Grigor Dimitrov u ngjit një pozicion më parë..

botuar më 24-03-18 12.16.MD
Petër Stojçev

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës Kuk

Petër Stojçev, i njohur si notari më i suksesshëm në botë në maratonë, shënoi një tjetër arritje serioze duke u bërë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës Kuk, e cila lidh ishujt jugor dhe verior të Zelandës së Re. Stojçev ia doli,..

botuar më 24-03-15 6.07.MD