Opera e Sofjes do të prezantojë tri shfaqje online. Ditën e premte më 27 mars, nga ora 17.00, orë lokale, fillon Bajaderka (La Bayadère) nga Ludwig Minkus. Incizimi i shfaqjes është nga 18 janari i këtij viti. Ditën e shtune, më 28 mars, në orën 17.00, orë lokale, fillon opera “Il trovatore” nga Giuseppe Verdi. Incizimi është nga viti 2019. Ditën e diele më 29 mars nga ora 16.00, prapë orë lokale, prezantohet një shfaqje tjetër të kompozitorit Verdi “Nabucco”. Incizimi është nga shfaqja në “skenën nën qiellin” para Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, realizuar në vitin 2016.
“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga..
Një ankand kushtuar artit bullgar modern dhe të pasluftës, duke përfshirë një përzgjedhje prej 104 veprash arti, do të mbahet në Sofje më 2 prill në Hyatt Regency Sofia, njoftoi BTA. Ndër eksponatet janë vepra ikonike të Jarosllav Veshinit dhe tre..
Kisha "Shën Nikollaj" e mjeshtrit Kolju Fiçeto në Veliko Tërnovo mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare, raportoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova nga Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë do të gjenden dy milionë eurot e..