17 maj është Dita e Sportit Bullgar. Përshëndes të gjithë sportistët bullgarë, trajnerët e tyre, të gjithët që ia kanë kushtuar jetën e vet sportit. U uroj atyre shëndet dhe suksese", tha Ministri i sportit Krasen Kralev në adresën e tij përshëndetëse.
“Personat e sportit janë një pasuri për shoqërinë tonë dhe është kështu që nga data e largët 17 maj 1894, kur në vendin tonë mbërritën mësuesit e parë të edukimit fizik nga Zvicra, të cilët vunë themelet e sportit të organizuar në Bullgari. Le t’ua tregojmë respektin tonë të merituar të gjithëve që kanë kontribuuar për zhvillimin e sportit në Bullgari”, bëri thirrje ministri.
Rekorduesja kombëtare në distancën 10 000 metra në maratonë Milica Mirçeva regjistroi një rekord të dytë kombëtar në distancën 5 kilometra në rrugë në Leicester (Britania e Madhe). Mirçeva përfundoi e 15-ta në garën elitare me kohën 15:43, dy..
Në renditjen botërore të tenistëve , të publikuar sot, tenistët më të mirë të Bullgarisë, Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova, u lëvizën më përpara. Falë arritjes në fazën e 16-të në Indian Wells, Grigor Dimitrov u ngjit një pozicion më parë..
Petër Stojçev, i njohur si notari më i suksesshëm në botë në maratonë, shënoi një tjetër arritje serioze duke u bërë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës Kuk, e cila lidh ishujt jugor dhe verior të Zelandës së Re. Stojçev ia doli,..