Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Zagorov, sekretar i Konfederatës së Punës “Podkrepa”

Akoma nuk ka indikatorë të qartë sa do të ngecë ekonomia

Foto: Pixabay

Në mes të pandemisë Covid-19 ekspertët dhe analizuesit ekonomikë paralajmëruan, se bota qëndron para krizës më të rëndë ekonomike e ngjashme me Depresionin e Madh të viteve 30-të të shekullit të kaluar. Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian shumë vende do të shënojnë rënie serioze në zhvillimin e tyre. Pritet që ndikimi mbi ekonominë botërore të jetë më i rëndë se sa pas krizës financiare që para dekadash. Përsa i përket Bullgarisë, pritet rëniе ekonomike nga 7.2 për qind këtë vit, ndërsa të papunët të arrijnë 7 për qind.

“Tek ne gjërat janë pak më ndryshe se sa në vendet e tjera evropiane si Spanja, Italia, Franca, madje Luksemburgu është në gjendje të keq – thekson Aleksandër Zagorov, sekretar i Konfederatës së Punës “Podkrepa”.  – Dhe në se krahasojmë ekonomitë – ndërmarrjet e këtyre shteteve janë lokomotiva e Evropës, ndërsa tonat janë në periferi. Te ne janë pjesët, tek ata montohet tërë automobili. Për të mirën disponojmë kushte të mira klimatike, mundësi për zhvillimin e bujqësisë, si dhe të pylltarisë. Mjerisht eksportojmë krahun e punës i cili në vend të kujdeset për bujqësinë dhe pylltarinë tonë, u shërben shteteve të tjera evropiane.”

Ne nuk do t’i ndjejmë pasojat ekonomike të krizës menjëherë siç do të ndodhë kjo në vendet e tjera evropiane. Tek ne kjo do të ndodhë,  nja tre – katër muaj më vonë, parashikon Zagorov. Sipas tij përgatitja psikologjike e punëdhënësve, punëtorëve dhe hallkave administrative nuk është e orientuar te puna në kushtet e krizës. “Qeveritë e shteteve evropiane me ekonomi të zhvilluara  dhe menaxherët  e ndërmarrjeve të mëdha nuk ishin gati për këtë që ndodh. Ata u përpoqën të shpëtojnë paratë e aksionarëve, por doli, se kërcënojnë biznesin e vet. Kështu që ky fakt nuk duhet të nënvleftësohet.” Rimëkëmbja e ekonomisë te ne nuk mund të realizohet mi bazë të vendimeve politike dhe të shpërndarjes së mjeteve. Zgjidhja e problemit fshihet aty ku Bullgaria mund të ketë përparësi ekonomike.

“Bujqësia, pemëtaria, blegtoria janë vetëm disa prej hallkave të cilët mund të ndihmojnë. Mirëpo, akoma nuk ka indikatorë të qartë sa do të ngecë ekonomia – thekson Zagorov. – Prandaj nuk mund të thuhet si dhe kur do të ketë nevojë për të rimëkëmbur.”

Përsa u përket politikave të cilat Evropa filloi të aplikojë, eksperti nga Konfederata e  Punës “Podkrepa” mendon se do të përballemi para një dileme të madhe. Dhe si një shoqëri do të  duhet të gjejmë rrugën e drejtë duke zgjedhur të rivendosim mënyrën e vjetër të zhvillimit të energjetikës, industrisë dhe ndarjes së tatimeve, ose të kërkojmë ndonjë mënyrë të re.

“Marrëveshja e Gjelbër, për të cilën flitej para krizës ka të bëjë me tatime të ndryshme mbi indikatorë ekologjik, jo mbi ata ekonomik – thekson Aleksabndër Zagorov. – Ka shumë probleme të pazgjidhura në shoqërinë tonë dhe rimëkëmbja e ekonomisë nuk mund të bëhet, në se nuk gjendet konsensusi. Ndokush duhet të jetë mjaftë i fortë për të bashkuar politikanë dhe liderë shoqërorë rreth vetes dhe rreth një ideje për të çuar përpara tërë shtetin dhe shoqërinë. Qëllimet e përbashkëta nuk ka se si t’i mbështeten marrëdhëniet e vjetra të kundërshtimit. Ato duhet të jenë të orientuara tek interesat e përbashkëta.”

Në këtë kontekst ishin edhe fjalët e drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, bullgares Kristalina Georgieva e cila në një intervistë për botimin gjerman “Handellsbllat” përqendroi vëmendjen mbi modele të reja të zhvillimit të qëndrueshëm. “Duhet të krijohen programe të reja për përkrahje, programet shoqërore për punësim duhet të zgjerohen dhe të zbulohen leva ndihmëse financiare, nëpërmjet të cilave firmat të ruajnë nëpunësit”, thekson zonja Georgieva dhe shton, se “modelet progresive tatimore gjithashtu mund të jenë pjesë e arsenalit” për daljen nga kriza.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Bullgaria hyri në dhomën e pritjes të Eurozonës

Bullgaria dhe Kroacia janë pranuar në mekanizmin valutor ERM-II dhe në Bashkimin Bankar dhe gjatë 3 vjetëve të ardhshme do të përgatiten për implementimin e valutës së përbashkët evropiane, bëri të ditur Banka Qendrore Evropiane.  Në këtë mënyrë..

rinovuar më 20-07-10 8.38.MD
euro

Presim lajmin zyrtar për aderimin e Bullarisë në ERM II

Vendet nga Eurozona janë gati të përkrahin Bullgarinë dhe Kroacinë që të hynë në mekanizmin ERM-II, i cili është etapa paraprake para implementimit të euros, bëri të ditur Reuters, duke cituar burimet e veta në BE. Vendimi është i sigurt, pasi..

botuar më 20-07-09 2.23.MD
Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rimëkëmbje afatgjatë pas krizës së pandemisë

Në një konferencë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës Kristalina Georgieva, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkiombëtar bëri thirrje që sot politikanët të drejtojnë përpjekjet e tyre ndaj rimëkëmbjes afatgjatë ma karbon të ulët – diçka që do të..

botuar më 20-07-08 3.10.MD