Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraqitën iniciativën “Bëj sport me Presidentin”

Foto: BGNES

Mungesa e aktivitetit fizik ndër njerëzit e rinj në Bullgari po shndërrohet në një sfidë gjithnjë e më të rëndësishme të botës moderne, tha Presidenti Rumen Radev gjatë paraqitjes së ueb-platformës së iniciativës kombëtare “Bëj sport me Presidentin”.

Radev shënoi se e ardhmja është e atyre kombeve, të cilat i zhvillojnë jo vetëm industritë e tyre, por të cilët kujdesen për shëndetin fizik dhe psikik të shtetasve të tyre. Kjo do të thotë sport në masë, aktivitet fizik, mënyrëjetese në përputhje me natyrën që nga mosha e hershme e fëmijërisë.

Presidenti uroi të gjithë fëmijët bullgarë me rastin e 1 qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 majin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi do të mbajë vranësira dhe para përfundimit të ditës do të bjerë shi. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-05-21 7.35.MD

Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak për të mbështetur KFOR-in në Kosovë

Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar Forcat Rezervë Operative në Forcën e Stabilizimit të NATO-së në Kosovë (KFOR). Kështu, Bullgaria tashmë..

botuar më 24-05-21 3.52.MD

Bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të votojnë në zgjedhjet evropiane në Shkup dhe Manastir

Në dy vende në Republikën e Maqedonisë së Veriut – në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në Konsullatën e Përgjithshme të vendit në Manastir, qytetarët bullgarë do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian më 9 qershor. Për..

botuar më 24-05-21 10.51.PD