Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sëmundshmëria nga Covid-19 u ul në 90 veta në çdo 100 mijë

Në fund të muajit shkurt mund të fillojë vaksinimi masiv

Foto: BGNES

Masat kundra epidemiologjike po vazhdojnë  të japin rezultat dhe numri i njerëzve të shëruar është afro dy herë më shumë nga ky i të infektuarve me Covid-19, deklaroi në brifingun e rregullt mbi çështjet e koronavirusit ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Ai e ilustroi deklaratën e tij me faktin se sëmundshmëria ditore është ulur nën 100 veta në 100 mijë. Sipas fjalëve të tij,vetëm tre krahina janë ende në zonën e kuqe - Vraca, Kjustendill dhe Pleven.

Vendi ynë tanimë po renditet në vendin e 27 për nga sëmundshmëria dhe në vendin e 11 për nga numri i rasteve të vdekjes në Bashkimin Evropian, informoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev. Gjatë dy javëve të fundit 125 veta tek ne janë sëmurur nga koronavirusi në çdo 100 mijë, kurse në këtë moment sëmuren 90 në 100 mijë, shtoi ai. Mbi 12 mijë mësues tanimë kanë bërë teste antigjeni dhe 26 prej tyre kanë dhënë një rezultat pozitiv, derisa tek personeli jo pedagogjik përmasat janë përkatësisht 3726 të testuar dhe 11 të infektuar.

Angell Kunçev

Vaksinimi masiv mund të fillojë që nga fundi i muajit shkurt, tha akoma ministri i shëndetësisë.Me dy vaksinat e miratuara në këtë moment deri në fund të muajit qershor mund të imunizohen 1 milionë veta, por po të shtohet dhe ajo e Oksfordit, numri i tyre bëhet 2 milionë, mendon Bogdan Kirillov, kryetar i Agjencisë së Ilaçeve. Mjekët personalë disponojnë kushtet e domosdoshme në kabinetet e veta dhe do të mund të vaksinojnë deri më 20 veta në ditë.

Bogdan Kirillov

Anëtarët e Komisioneve Elektorale do të vaksinohen vetëm po të dëshirojnë, nënvizoi ministri. Ai tha akoma se çdo njëri prej tyre në ditën e zgjedhjeve do t’u jepen maska, do të sigurohen po kështu dezinfektues dhe makina për filtrimin e ajrit në dhoma.

Bullgarët të cilët kthehen në vend, do të vihen nën karantinë ose do t’u nënshtrohen testeve të antigjenit në hyrje në vend, u bë e qartë  akoma në brifing. Në rast një rezultati negativ ata nuk do të mbeten të mbyllur në shtëpi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina etnike, kostume të lashta dhe orkide në "Natën Evropiane të Muzeve" në Burgas dhe Nesebër

Muzeu etnografik në Burgas do të mbajë erë ushqimi. Aty, drejtori i muzeut, dr. Milen Nikollov, do të demonstrojë personalisht kuzhinën etnike dhe aftësitë e tij në kuzhinë. Ai do të gatuajë mish derri me lëpjetë, qepë të njoma dhe mente sipas një recete..

botuar më 24-05-18 8.05.PD

"Nata Evropiane e Muzeve" me një program ndërdisiplinor në shkallë të gjerë në Sofje

Për herë të 20-të Sofja i bashkohet “Natës Evropiane të Muzeve”. Iniciativa organizohet nga Instituti Francez në Bullgari, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Sofjes të shtunën e tretë të majit. Në programin e natës, banorët dhe të ftuarit e kryeqytetit..

botuar më 24-05-18 7.15.PD

Fondacioni "Kujtesa Bullgare" punon me fëmijët në diasporat historike

Më shumë se 7000 fëmijë nga diasporat historike bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u bënë ambasadorë të idesë evropiane në vendet e tyre pas seminareve të Fondacionit "Kujtesa Bullgare". Këtë e tha kryetari i..

botuar më 24-05-17 9.47.PD