Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alpinisti Dojçin Bojanov prezantoi librin e tij “Vitosha -udhëzues për sport dhe turizëm”

Dojçin Bojanov
Foto: arkiv personal

Pas ngjitjeve të shumta në malet më të larta në Tokë dhe arritjes deri tek disa nga majat e pa pushtuara deri në këtë moment në Karakorum dhe Antarktidë, alpinisti bullgar Dojçin Bojanov ia përkushtoi  kohën e tij një mali më të afërt dhe të njohur - të vendosur në një afërsi fare të afërt me kryeqytetin tonë Vitosha. Vetëm përpara disa ditëve ai prezantoi librin “Vitosha - udhëzues për sport dhe turizëm”, i cili është realizuar me ndihmën e iniciativës “Sofja - kryeqytet  evropian i sportit”. Libri ofron një informacion bazë për mundësitë për sport dhe turizëm me malin Vitosha, llojet e itinerareve, teknikat, algoritmet, shtigjet. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së mjedisit rrethues, pranimit deri tek objektet dhe sigurisë  së atyre të cilët e praktikojnë alpinizmin.  “Ky nuk është libër për lexim , por për përjetim”, deklaroi gjatë prezantimit të botimit Dojçin Bojanov dhe e krahasoi librin me arritjet e tij më të mëdha deri tani.  

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD