Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri rasteve të reja të koronavirusit në ditë është afro 3000, përqindja është mbi 13

Foto: BGNES

2806 janë rastet e reja të koronavirusit në 24 orët e fundit. Rritja për ditën është me 2293 të infektuar. 13.5% e 20 720 testeve të kryera janë pozitive, sipas faqes së internetit coronavirus.bg. 86.5% e të infektuarve të rinj janë të pavaksinuar.

Numri i pacientëve aktivë u rrit nga 45 853 në 47 125. 5 204 pacientë u shtruan në spital. 445 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 947 persona të infektuar u pranuan në spitale në harkun e shënuar kohor, nga të cilët mbi 91% nuk ​​ishin të vaksinuar. 178 persona me Covid-19 të konfirmuar vdiqën. 96 për qind e të vdekurve nuk ishin të imunizuar. 1356 persona u raportuan të shëruar.

5386 vaksina u dhanë të hënën. 1 340 793 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë rreth 10%

Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov. Mendoj se rritja mund të jetë minimale brenda proceseve inflacioniste. Ka mekanizma për të..

botuar më 24-05-20 8.52.PD

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD