Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet që pandemia Covid të vetëkufizohet në verë

Prof. Penka Petrova
Foto: BGNES

Përvoja e njerëzimit deri më tani ka treguar se pandemitë e koronavirusit kanë zgjatur maksimum dy vjet. Këtë e tha për BNR Prof. Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.

Covid-19 na goditi edhe pak më shumë, "por shumica e shkencëtarëve parashikojnë që verën e ardhshme do të fillojë një vetë-kufizim i natyrshëm i këtij virusi në të gjithë botën. Kështu që ne nuk do të jetojmë përgjithmonë me vaksina, " prognozon Prof. Petrova.

"Shpresoj se do të bëhet një virus i rregullt sezonal. Rreth 50 koronaviruse të ndryshme qarkullojnë në Evropë çdo dimër, " komentoi profesoresha.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD