Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv është pjesë e një renditjeje prestigjioze për destinacionin më të mirë evropian për vitin 2022

Foto: tourismplovdiv.org

Qyteti i lashtë dhe i përjetshëm bullgar Plovdiv është ndër pretenduesit për "Destinacionin më të mirë evropian" në vitin 2022, në edicionin e 13-të të renditjes prestigjioze të destinacioneve më të mira evropiane. Plovdivi është i vetmi qytet bullgar që merr pjesë në konkurs. Konkurrenca për çmimin është shumë e madhe, pasi në mesin e kandidatëve të tjerë janë qytete si Londra, Roma, Vjena, Stambolli, Athina, Praga e të tjera.

“Destinacioni më i mirë evropian” është një renditje që përfshin qytetet me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike dhe cilësi të lartë të jetës.

Qyteti më i vjetër i gjallë në Evropë pret mbështetjen tuaj në rrugën drejt majës deri më 10 shkurt të këtij viti në këtë adresë

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD