Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në vendin tonë hyrën 125 500 shtetas ukrainas. Prej tyre 58 000 ukrainas mbeten në territorin tonë. Kjo është me 2500 refugjatë më shumë se sa një ditë më parë. 16 220 persona morën mbrojtje të përkohshme, dhe pothuajse 40 000 janë të akomoduar në hotele dhe baza hoteliere, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit “Bullgaria për Ukrainën”.
Një raund i ri bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë për t'i dhënë fund luftës do të zhvillohet në Stamboll midis 28 dhe 30 marsit. Kievi është i gatshëm të negociojë neutralitetin me Rusinë, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për mediat opozitare ruse. Zelenski tha se me luftën Rusia ka asgjësuar qytetet rusishtfolëse në Ukrainë.
"Garancia e sigurisë dhe neutralitetit, statusi pa armë bërthamore - ne jemi të gatshëm të flasim për këtë," tha Zelenski për qëndrimin e Ukrainës, duke shtuar se ata janë të gatshëm të njohin rusishten si gjuhë zyrtare në Ukrainë.
Zjarre të reja kanë shpërthyer pranë termocentralit bërthamor të okupuar Çernobil, thanë autoritetet ukrainase. Ata bënë thirrje për "çmilitarizimin" e sektorit nën kujdesin e OKB-së për të kontrolluar zjarrin.
Ushtria ukrainase ka zmbrapsur 5 sulme në rajonet Doneck dhe Lugansk. Për shkak të humbjeve të mëdha, Rusia ka tërhequr dy grupe taktike batalionesh nga rajoni i Kievit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në qendër të Sofjes u mbajt një maratonë rock 4-orëshe "Ne jemi me ju" në mbështetje të Ukrainës. Mijëra bullgarë me flamuj ukrainas marshuan në Sheshin e Pavarësisë dhe në zonën përreth.
Manifestimet e solidaritetit për Ukrainën po vazhdojnë në Sofje. Më 28 mars është organizuar një koncert bamirës "Së bashku për Ukrainën" nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar.Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot do të mbahet ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe ministri i energjetikës Vlladimir Malinov. Në..
Ekspozita ndërkombëtare Bulmedika/Buldental/Derma dhe Estetika 2024 hapet në Qendrën Inter Ekspo të Sofjes. Forumi, i cili do të zgjasë deri më 31 maj, mbledh 180 pjesëmarrës nga 12 vende në tre kontinente. Mjekësia estetike dhe dermatologjia do të jenë..
Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..
"Të gjitha vendet anëtare të NATO-së në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshirë në luftën në Ukrainë - duke ofruar inteligjencë, shënjestrim,..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12°, në Sofje 10°. Pas mesditës do të mbajë vranësira në vend. Do të ketë..
Rreth 2500 bullgarë janë trajnuar si ndihmësmjekë që nga viti 2016. Afro 60% e tyre kanë emigruar dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit. Këtë e..