Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sasi e madhe cigaresh kontrabandë është ndaluar në Plovdiv

Foto: MPB

Gjatë një operacioni të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar në Plovdiv, janë gjetur 1500 kuti të mëdha me cigare pa etiketa akcize, 250 prej të cilave në dy kamionë, ndërsa pjesa tjetër në një depo pranë Fabrikës së Qelqit. Dy kamionët u ndaluan për kontroll në autostradën Trakia, ku u konstatua se transportojnë pa leje cigare të markave të ndryshme. Sasia totale është rreth 15 milionë copë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona - dy shoferë kamioni dhe një person nga magazina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti Qiprian

Sivjet nuk do të ketë një delegacion bullgar në Jerusalem për Zjarrin e Shenjtë

Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara..

botuar më 24-04-28 5.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD