Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njeriu i plagosur nga rrufeja nuk është në rrezik

Foto: BGNES

Gjendja e të plagosurit nga stuhia e djeshme është jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Urgjencës “Pirogov”, Dr.Valentin Dimitrov, pacienti ka rreth 20 për qind djegie në trupin e tij, por ai është adekuat dhe natën e ka kaluar në qetësi. Nuk ka të dhëna për lëndime të tjera që ndikojnë në funksionet jetësore. Viktima ishte bashkë me tri personat e vdekur nga rrufeja, të cilët u fshehën nga stuhia nën një pemë, në një kopsht në qendër të kryeqytetit. Sipas Dr. Dimitrov, i mbijetuari duket se është rreth 20-25 vjeç. Ai ka përmendur se është shtetas sirian, por është pa dokumente dhe nuk ka identitet të përcaktuar. Drejtori i Spitalit “Pirogov” sqaroi se ende nuk ka informacione për statusin e tij në vendin tonë dhe se çfarë po bën në vendin tonë. Vijon sqarimi i shkaqeve që çuan në vdekjen e shokëve të tij, të goditur nga rrufeja.

Pas stuhisë së mbrëmshme, situata në Sofje është normalizuar dhe nuk ka dëme serioze. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, dy të tretat e 18-19 mijë vetëtimave që goditën Bullgarinë dhe Rumaninë Jugore gjatë stuhisë së djeshme ishin në vendin tonë. Lidhur me këtë eksperti i mbrojtjes nga rrufetë, Hristomir Ivanov, në një intervistë për BNR theksoi se në Sofje mbi 80 për qind e ndërtesave janë pa mbrojtje nga rrufeja, veçanërisht godinat e vjetra. Një të tillë e kanë pasur gjatë ndërtimit, por gjatë riparimeve të çatisë së tyre vitet e fundit, instalimet janë hequr masivisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Elena dhe Nikollaj Shaposhnikov

Sabotimi rus kundër Bullgarisë dhe Republikës Çeke ka pasur logjistikë në Greqi

Një seri shpërthimesh dhe helmimesh në Evropë - përfshirë në Bullgari të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev - të organizuara nga njësia 29155 e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së ushtrisë ruse, janë koordinuar nga Nikollaj dhe Elena..

botuar më 24-04-30 12.14.MD

Bullgaria këmbëngul në heqjen e pagesave bazë për fermerët në BE

Bullgaria i bashkohet kërkesës për rritjen e ndihmës "de minimis" në sektorin e bujqësisë. Kështu deklaroi në Luksemburg ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, në një mbledhje të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin...

botuar më 24-04-30 9.53.PD

Festivali folklorik “Paqja në Ballkan” takon etni të ndryshme në qytetin e Dupnicës

Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor në qytetin e Dupnicës (Bullgaria Jugperëndimore). Sipas rregullores së eventit, i cili nuk është i..

botuar më 24-04-30 6.15.PD