Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi ¾ e bullgarëve nuk merren me sport

Foto: BGNES

88 për qind e bullgarëve mendojnë se është e rëndësishme të merren me sport, por më shumë se ¾ nuk merren me sport, sipas një sondazhi të Agjencisë “Trend” të porositur nga Baza Kombëtare e Sporteve. Vetëm 23 për qind e të anketuarve ushtrojnë ndonjë sport rregullisht. Ata janë kryesisht deri në 29 vjeç. 39 për qind thonë se ndaluan së ushtruari rregullisht. Arsyeja kryesore e tyre është mungesa e kohës.

Më shumë se gjysma e të anketuarve e vlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore si të shkëlqyer – 19 për qind ose shumë mirë – 35 për qind , ndërsa 11 për qind  si të dobët. Mbi 2/3 e njerëzve mbi 60 vjeç e vlerësojnë shëndetin e tyre si të dobët ose shumë të dobët. 40 për qind , kryesisht të rinjtë, ushqehen shëndetshëm dhe 51 për qind  pranojnë se nuk ushqehen shëndetshëm.

38 për qind e atyre që ushtrojnë sporte nuk shpenzojnë para për të. Motivi kryesor i njerëzve për të praktikuar ndonjë sport është shëndeti - 80 për qind. Për 46 për qind, argëtimi është kryesorja.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët bullgarë dhe të huaj diskutojnë gjuhën bullgare në vendin tonë dhe në mbarë botën

Konferenca e vjetore Ndërkombëtare e Institutit të Gjuhës Bullgare “Prof. Ljubomir Andrejçin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Sofje. Sipas traditës, forumi shqyrton arritjet dhe tendencat në fushën e studimit të..

botuar më 24-05-15 6.05.PD

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD