Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR do të përfitojë fonde shtesë për të garantuar sigurinë kibernetike

Këshilli i Ministrave miratoi një transfertë shtesë prej 1,660,000 leva (830,000 euro) në buxhetin e Radios Kombëtare Bullgare për vitin 2022, raportoi BTA. Qеllimi është të sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes së infrastrukturës së informacionit dhe komunikimit si dhe vazhdimësia e programeve në BNR.

Muajt ​​e fundit, sulmet kibernetike ndaj faqeve të internetit të institucioneve shtetërore, organizatave dhe mediave janë bërë më të shpeshta, kujton BTA. Në mes të tetorit, faqja e internetit e BNR-së ishte e padisponueshme për disa ditë, dhe më 13 dhjetor, sistemi i menaxhimit të përmbajtjes dhe transmetimit të BNR-së u bë objekt i një sulmi hakerësh.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev është duke bërë vizita në Hungari dhe Zvicër

Presidenti Rumen Radev më 25 dhe 26 maj është duke bërë një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të presidentit Tamash Shujok. Gjatë vizitës, të dy do të inaugurojnë Qendrën Kulturore dhe Arsimore Bullgare në Budapest, e ndërtuar me mbështetjen e të dy..

botuar më 24-05-25 1.30.MD

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Në mëngjes do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu në malet е..

botuar më 24-05-24 6.31.MD