Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk ka nevojë për vaksina të reja kundër Covid-19

Foto: mh.government.bg

Nuk ka nevojë për dërgesa të reja të vaksinave kundër Covid-19, pasi nevojat e Bullgarisë janë të kënaqur plotësisht dhe mundësitë e ruajtjes janë të shterur. Gjatë një drekë pune joformale të ministrave të shëndetësisë të vendeve anëtare të BE-së, në kuadër të takimit të rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian për Punësim, Politikë Sociale, Shëndetësi dhe Çështje të Konsumatorit, pjesa “Shëndeti”, në Bruksel, ministri Dr. Asen Mexhidiev tha se ekzistojnë vetëm dy zgjidhje të arsyeshme: ndërprerjen e kontratës me Pfizer Inc./BioNTech Manufacturing GmbH ose ulje drastike të sasive në bazë të nevojave reale, pa kompensim financiar në kurriz të shteteve, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Mexhidiev theksoi se nuk ka arsye për të vazhduar qasjen e përgjithshme aktuale dhe në të ardhmen furnizimi me produkte medicinale duhet të organizohet në mënyrë të pavarur nga secili shtet anëtar.

Sipas Mexhidiev, prioritet për vendin tonë është garantimi i një kuadri rregullator që funksionon në interes të pacientëve. Gjatë debatit mbi Strategjinë Globale Shëndetësore të Bashkimit Evropian, Bullgaria këmbënguli që zbatimi i saj të garantohej me një burim pan-evropian, pa rënduar stabilitetin financiar ose pa prekur të drejtën e vendeve anëtare për të përcaktuar në mënyrë të pavarur politikat e tyre shëndetësore, duke përfshirë dhe organizimin në mënyrë të pavarur ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit mjekësor.

Në kuadër të takimit, Bullgaria, Polonia, Lituania dhe Hungaria paraqitën një deklaratë të përbashkët se vendet e tyre nuk mund të pranojnë furnizime të reja nga Pfizer/BioNTech dhe amendamenti aktual i propozuar është i papranueshëm dhe duhet të rinegociohet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 26 000 bullgarë kanë aplikuar për të votuar jashtë vendit

Deri në orën 24:00 të datës 14 maj duhet të përfundojë dorëzimi i aplikimeve për votim jashtë vendit që të mund të formohen seksionet. Deri më tani ka mbi 26 000 aplikime. Më së shumti janë për Turqinë – 17 000, e ndjekur nga Gjermania me 1 600 dhe..

botuar më 24-05-13 1.16.MD
Evtim Milloshev

Më shumë fluturime për në Burgas do ta bëjnë Detin e Zi një destinacion turistik gjatë gjithë vitit

Pritjet e mia për sezonin veror janë shumë të mira, tha për Nova Tv ministri i turizmit Evtim Milloshev. Ai tha se ura Carevo - Ahtopoll është rimëkëmbur, ndërsa ura Carevo - Vasiliko do të përdoret deri në fillim të qershorit. Milloshev njoftoi se ka..

botuar më 24-05-13 11.52.PD
Galaxy Leader

Hutët lejuan që emisarë të Kryqit të Kuq ta takojnë ekuipazhin e “ Galaxy Leader”

Një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi ekuipazhin e anijes së ngarkesave "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët jemenas më 12 maj, njoftoi agjencia Xinhua, e cituar nga BTA. Në mesin e ekuipazhit prej 25 anëtarësh, të..

botuar më 24-05-13 11.12.PD