Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Foto: BGNES

Krishti u ringjall! Me këto fjalë emocionuese, të krishterët ortodoksë përshëndetën njëri-tjetrin në mesnatë me rastin e Ngjalljes së Krishtit. Laikët në të gjithë vendin e pritën Pashkën në kisha, ndërsa në kryeqytet, shumë morën pjesë në shërbimin festiv të Pashkëve në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, me në krye Patriarkun bullgar Neofit.

Foto: BGNES

Në mesnatë, Shenjtëria e tij përshëndeti tre herë besimtarët në sheshin para kishës me fjalën "Krishti u ngjall". Thirrjet e tyre të gëzueshme "Me të vërtetë u ringjall" u shoqëruan me tingujt solemn të kambanave të kishës. Më pas kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, peshkopi Gerasim, lexoi mesazhin patriarkal dhe sinodal të Pashkëve drejtuar popullit bullgar, në të cilin spikasin fjalët se Ngjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë shpëtimtar.

Të gjithë ne në ditën e ringjalljes së Krishtit, duke lavdëruar fitoren mbi vdekjen dhe festën e jetës, t’i bëjmë lutje edhe më të zjarrta Gjithëdhënësit për të gjithë ata që humbën jetën në luftë ose në ndonjë fatkeqësi tjetër, si për të gjithë ata që vuajnë, që janë të shtypur dhe të ndrydhur, dhe të shoqërojmë lutjet tona me vepra mëshire e bamirësie, me vepra të asaj dashurie të përsosur që të çon në lavdinë e Kryqit dhe në dritën e Ringjalljes”, thuhet në mesazh.

Në shërbimin në "Shën Aleksandër Nevski” në mesin e besimtarëve ishin presidenti Rumen Radev dhe kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ishte kreu i shtetit që ndezi i pari qiriun e Pashkëve nga Zjarri i Bekuar i sjellë në tempull, i ndjekur nga qindra besimtarë.

Foto: BTA

Sot nga ora 11:00 në tempullin kryeqytetas “Shën e Diela” do të mbahet shërbesë për Ngjalljen e Dytë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rodopet dhe lumi Arda

Parashikimi i motit për 30 prillin 2024

Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore.  Të martën reshjet nga veriu do të fillojnë të ndalen, por do të vazhdojnë të..

botuar më 24-04-29 7.35.MD

Një qendër e re do të mbështesë integrimin e refugjatëve ukrainas në Plovdiv

Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur "Kompas" do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë dhënie këshillash dhe informacioni,..

botuar më 24-04-29 6.08.MD

Aleancat universitare dhe diplomat pan-evropiane janë një prioritet për BE-në

Nisma për një diplomë të përbashkët evropiane vendos themelet e hapësirës së përbashkët arsimore evropiane, tha Komisionerja Evropiane për Inovacionet, Kërkimet Shkencore, Kulturën, Arsimin dhe Rininë Iliana Ivanova në një takim në..

botuar më 24-04-29 3.17.MD