Ekspozita “Frymëzime të njohura dhe të panjohura IV” hapet më 31 maj, në Sallën e Mermerit të BNR-së në prag të festës së fëmijëve. Ekspozita organizohet për të katërtin vit radhazi nga transmetimi “Të njohur dhe të panjohur” të programit “Hristo Botev” të BNR-së, i cili i bën të dukshëm njerëzit “e padukshëm” dhe përqendron vëmendjen tek pakicat e ndryshme. Organizator i veprimtarisë është drejtuesja e transmetimit, Cveta Nikollova.
Në ekspozitë do të prezantohen piktura dhe sende të punuara nga fëmijë dhe të rinj nga Shkolla Speciale për Nxënës me Dëgjim të dëmtuar “Prof. Dr. Deço Denev” dhe nga Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuara “Bezbroi Çudesa” (Mrekulli të Panumërta) pranë Asociacionit të Prindërve të Fëmijëve me Epilepsi, si dhe nga fëmijë refugjatë nga Ukraina nga SOS-Fshatrat e Fëmijëve Bullgari.
Ekspozita do të vazhdojë deri më 7 qershor.
Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të..
Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju..