Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e edicionit të 54-të të konkursit muzikor fitoi votën e jurisë me këngën “Zgjedhje”. Ajo dhe S-MO do të mund të regjistrojnë muzikë të re origjinale në Studion e Dytë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).
Çmimin e dorëzoi Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev. “Edhe pse kemi një fitues, të gjithë finalistët janë fitues sonte”, tha ai.
Kënga “Gri i frikshëm” e grupit BOIL u dallua për debutim. Treshja TRIGAIDA u zgjodh për të përfaqësuar Bullgarinë në festivalin “Eurosonic” në Grjoningen të Holandës, ku çdo vit mblidhen muzikantë, producentë dhe gazetarë nga e gjithë Evropa. Si anëtare e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion - BNR i jep një shans një këngëtari bullgar të ngjitet në skenën e këtij forumi prestigjioz muzikor.
Konkursi u krijua në vitin 1970 nga redaksia “Muzika zbavitëse” e BNR dhe u bë e njohur si “Radio Konkursi Pranveror”. Te data e sotme është një nga forumet kryesore për muzikën bashkëkohore bullgare, pop dhe rok.
Midis biologjisë dhe ikonografisë kishtare, tangjentet janë të panjohura dhe të pakuptueshme për ata që i janë kushtuar shkencës. Për Ekaterina Titovën, Doktor i shkencave biologjike, e mësuar t'i qaset gjithçkaje në rrugën e logjikës, kisha vjen disi..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..